Aplikacione

A do të ketë rënie të çmimit për Microsoft Office?

Sep 7 2011
0 Shpërndarje
A do të ketë rënie të çmimit për Microsoft Office?

Ndërmarrja parashikuese e bursës, Trefis, specializon në parashikimin e çmimeve të aksioneve duke i analizuar komponentet kryesore dhe të ndërmarrjes dhe duke llogaritur se sa është çmimi i aksioneve për secilën pjesë. Veprimi i kësaj ndëmarrjeje në Microsoft Office ka kapur vëmendjen e revistësForbes, në mesin të tjerave.

Analizat e Trefis për Microsoft ia atribuojnë 28.6% të çmimit të askioneve të Microsoft për Office, 25.1% për Windows, 13.5% për server, 7.9% për Xbox, 4.3% për Bing, 1.6% për Skype dhe 16% për para të thata.

Në muajin shkurt, Trefis vlerësoi që “Çmimi i Licensës së MS Office u rrit nga rreth 45$ në 2009-tën në 50$ në 2010-tën”. “Ne vlerësojmë të ardhurat mesatare vjetore që Microsoft i ftion nga ndërmarrjet konsumuese për softuerin produktiv Office – çmimi i licensës së MS Office do të shënoi rënie nga 47$ në 2012-tën, në 40$ në 2012-tën nga fundi i periudhës tonë të parashikimit” që është 2018. Duke shikuar nga tabela e tanishme, Trefis vlerëson mestaren e çmimit të licensës për Office që është 48.60 dollarë.

Ju mund të krahasoni atë figurë me marrëveshjen e ndërmarrjes tuaj për licensim.

“Microsoft është duke ofruar produkte me çmim më të ulët në në tregjet në zhvillim si India dhe Kina ku konsumatorët e biznesve janë të ndërgjegjshëm për çmimet dh enuk mund të përballojnë produktet e çmimeve të larta. Që nga një treg në zhvillim me shpërndarjen e madhe të shitjeve të MS Office, çmimi i përgjigjthshëm po shënon rënie… Microsoft në të kaluarën ka ofruar MS-Office për 29 dollarë të pa vlerë për shkak të përhapjes në shkallë të madhe të piraterisë në Kinë” thotë raporti.

Trefis gjithashtu parashikon një rënie të pranisë së platformës Office në treg, nga 95% në vitin 2010, në 88% në fund të vitit 2018./cio.al

Lajmet e fundit>