Harduer

A do të ketë iPhone 5 opsione lëvizëse për kamerë

Jun 18 2012
0 Shpërndarje
A do të ketë iPhone 5 opsione lëvizëse për kamerë

Çfarë do të ketë iPhone 5? Sipas një patente të deponuar nga Apple, duket se kompania po punon në një pajisje të ngjashme me iPhone që do t’jua mundësonte përdoruesve zhvendosjen e opsioneve të kamerës.

iPhone 5 do të gjejë veten duke garuar kundër pajisjes Samsung Galaxy S III dhe deri në muajin tetor, kush e di se a do të dalë edhe ndonjë sfidues tjetër.

Sipas një raporti të postuar në AppleInsider më 15 qershor, që gjeti patentat që Apple i kishte dorëzuar në Zyrën e Shteteve të Bashkuara për Patenta dhe Marka Tregtare më 14 qershor, Apple duket të jetë duke punuar në një sistem kamere që do t’jua mundësonte përdoruesve që të zëvendësonin lentet, për ndonjë përpjekje më serioze fotografike.

E titulluar si “Paneli i Pasëm për një Pajisje Portative Elektronike me Opsione të Ndryshme të Lenteve të Kamerës,” patenta përfshinë ilustrime të një pajisjeje të ngjashme me iPhone, duke përfshirë pjesën e pasme të larguar, por që pjesët e brendshme të telefonit janë shumë të deponuara. Apple, ashtu siç kishte rikujtuar iFixit, nuk dëshiron që përdoruesit të ndryshojnë pjesët e brendshme të makinave të veta. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>