Karriere

A do jetë Windows 7 një XP i ri?

Jun 14 2012
0 Shpërndarje
A do jetë Windows 7 një XP i ri?

Windows XP ishte një nga sukseset më të mëdha të ndërmarrjes Microsoft, njëkohësisht një nga dështimet më të mëdha. Sukses sepse ishte shumë i plotë, i dështuar sepse ishte aq i mirë saqë njerëzit nuk donin që të kalonin në Windows Vista. Në bazë të pamjeve fillestare në Windows 8, Windows 7 mund të jetë XP i ri.

Windows XP ishte lëshuar së pari në vitin 2001 dhe për shkak të shpejtësisë, qëndrueshmërisë dhe thjeshtësisë ka qenë fitues që nga ajo kohë. Megjithëse është 11 vjeçar, ai ende, sipas të dhënave të dala nga Net Applications, është versioni më i popullarizuar i sistemit Windows, me 44.85 për qind të tregut deri në majin e këtij viti, në krahasim me 40.51 për qind për Windows 7 dhe 6.88 për qind, për Windows Vista.

Jo kushdo pajtohet me faktin që XP është versioni më i popullarizuar i Windows-it. Deri në majin e vitit 2012, StatCounter e ka paraqitur Windows 7 me 48.93 për qind, ndërsa XP-në me 31.06 për qind të tregut. StatCounter raporton që Windows Vista ka 8.38 për qind të tregut.

Sidoqoftë, është me rëndësi të thuhet që një sistem operativ si XP, ka një prani kaq të theksuar në treg. Windows 7 është më i popullarizuar se Windows Vista. Kjo tregon se kur bëhet fjalë për sistemet operative, njerëzit votojnë me paratë e tyre. Ata kanë qëndruar larg Vistas, sistem ky i cili ka qenë i prekur nga problemet, dhe kanë kaluar në Windows 7.

Preston Gralla, i cili është autor në Computerworld, mendon që kur të dalë Windows 8, njerëzit do të votojnë. Ata do të qëndrojnë larg nga versioni i ri i sistemit operativ dhe do të mbajnë Windows 7. Përdorimi i Windows 8 në një kompjuter personal tradicional është shumë turbullues, sepse sistemi operativ është ndërtuar më shumë për tabletë sesa për PC.

A do të arrijë Windows 7 që të mbajë udhëheqjen e tregut për 10 ose më shumë vite që nga lëshimi? Këtë nuk mund ta dimë. Preston nuk pret që Windows 8 ta tejkalojë atë, sikurse Vista nuk arriti ta tejkalojë Windows XP-në. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>