Internet

A dëshironi të largoheni prej mjegullnajave?

Mar 29 2011
0 Shpërndarje
A dëshironi të largoheni prej mjegullnajave?

Platformat e kompjuterikës cloud synojnë të përmirësojnë aftësinë e IT-së për të qenë i shkathët. Për shembull, platformat cloud ju mundësojnë të ndërtoni dhe instaloni aplikacione shpejt dhe të ndërroni burimet më vonë për të funksionuar më mirë.Pasi aplikacionet të jenë të gatshme dhe funksionale në një cloud publik, janë shumë të vështira për t’u zhvendosur. Shumica e njerëzve në industri e kanë krahasuar problemin e zhvendosjes me këngën e famshme të Hotel California: Ju mund të hyni lehtë, por nuk mund të largoheni kurrë.

“Shumica e ofruesve të cloud publik i ndërtojnë [platformat e tyre] në VMware (VMW), por edhe zhvendosja e një aplikacioni nga VMware VM i Amazon tek Rackspace është problematik”, thotë Gary Chen, menaxher hulumtimesh për softuerin e virtualizimit të ndërrmarrjeve në IDC.“Ju mund ta zhvendosni VM-në, por do të vareni nga disa shërbime- shërbimet e databazave si ato të Amazon”, thotë Chen. “Për ta zhvendosur do t’ju duhet të kuptoni varësinë dhe të shtoni diçka për të mbushur zbrazëtinë.

” Fatmirësisht, Racemi është duke e adresuar këtë zbrazëti me një version të ri të serverit të vet DynaCenter Image, i cili mund të automatizojë migrimin e ngarkesave specifike nga shërbimi cloud EC2 i Amazon në ambiente të ngjashme në Rackspace.

Si funksionon vegla e Racemi

Softueri është i dizajnuar që të ndërtohet në një aplikacion ose softuer menaxhmenti dhe të identifikojë “personalitetin” e serverit në të cilin funksionon një aplikacion i caktuar ose ngarkesë pune.Vegla e Racemi gjithashtu merr në konsideratë edhe sistemin operativ, setin e aplikacioneve, magazinimin dhe konfigurimin e rrjetit, të cilat pastaj i mbledh në një imazh të vetëm boot-abil.Përdoruesit mund ta lançojnë sërish atë imazh në një platformë tjetër cloud, brenda një qendre tjetër të dhënash ose për të mbartur ngarkesat e punës nga qendrat internale të të dhënave në cloud.

Vegla gjithashtu mund të zhvendosë ngarkesat e punës nga një hipervizor në tjetrin. Kjo vegël përkrah hipervizorët VMware, Xen dhe Hyper-V dhe sistemet operative Windows, Linux, Solaris dhe AIX të IBM-së (IBM).Chen thotë se aftësia për t’u zhvendosur nga një cloud në tjetrin ose nga një shitës i platformës VM në tjetrin do të jetë shumë e dobishme. Aktualisht, ky është një funksion margjinal në dy ambientet, shton ai.

Drejt së ardhmes: Dyqanet e përzier të hipervizorëve

Anketat e IDC-së tregojnë që 70 për qind e kompanive shfrytëzojnë vetëm një hipervizor për mjediset e tyre të serverëve, thotë Chen. Tridhjetë për qind e kompanive janë të hapura për përdorimin e më shumë se një hipervizori, por vetëm disa kanë vepruar ndërashtu deri tani. Vetëm 15 për qind e kompanive kanë plane reale për të përdorur më shumë se një hipervizor gjatë dy viteve të ardhshme, shton ai.Anketa e shtatorit e kryer nga kompania softuerike e qendrës së të dhënave

Zenoss ka treguar se 79 për qind e të anketuarve përdorin hipervizorët VMware, por Xen i Citrix është i dyti për nga popullariteti, me një përdorim prej 32.7 për qind. Këto rezultate lënë të nënkuptohet se mjediset e përziera mund të jenë më të rëndomta se ç’tregojnë anketat.Gjysma e të anketuarve të Zenoss nuk posedonin vegla për të menaxhuar mjediset e tyre të kompjuterikës cloud, por i kanë kryer punët vetëm me përfshirjen e softuerit për automatizim të migrimit. Ky është ai funksion për të cilin softueri Racemi është dizajnuar, pra për migrimin mes platformave.“Jo çdo ngarkesë pune ose çdo shërbim IT funksionon në mënyrë efektive në cloud, ose funksionon në mënyrë të duhur kur bazohet rregullisht në cloud”, deklaroi CEO i Racemi, Lawrence Guillory.

“Automatizimi i zhvendosjes së ngarkesave të punës mes hipervizorëve ose mes cloud dhe qendrave internale të të dhënave u ofron konsumatorëve një set opsionesh për përshtatje për të dyja mjediset”, shton ai.Ndoshta, thotë Chen. Por ky nuk është ende një kusht i rëndomtë.“Adoptimi i kompjuterikës cloud mund ta përshpejtojë pakëz këtë çështje nëse njerëzit dëshirojnë të zhvendosen nga një cloud publik në një privat.Atëherë ky funksion do të jetë shumë i dobishëm”, thotë Chen.

Lajmet e fundit>