Siguri

90% të kompanive kanë qenë të hakuara

Jun 23 2011
0 Shpërndarje
90% të kompanive kanë qenë të hakuara

altSipas një sondazhi të realizuar në 583 kompani amerikane 90% e respodentëve kanë deklaruar që kompjuterët e kompanisë së tyre kanë qenë të sulmuar nga hakerët së paku një herë brenda 12 muajve të kaluar.

Sondazhi i realizuar nga Ponemon Research për Juniper Networks, nxori si rezultate se 60% e kompanive të respodentëve kanë qenë të hakuara së paku dy herë vitin e kaluar, ndërsa më shumë se 50% e tyre deklaruan që s’janë shumë të sigurt se do të mund të kursehen nga sulmet për 12 muajt vijues.

Kompanitë që kanë qenë pjesë e sondazhit janë kompani private dhe publike që nga ato më të vogla me më pak se 500 punëtorë deri në ndërmarrjet e mëdha me më shumë se 75.000 punëtorë. Sondazhi është realizuar online gjatë një periudhe pesë ditore në fillim të këtij muaji.

Më shumë se gjysma e respodentëve kanë fajësuar lidhjet e burimeve për problemet e tyre me sigurinë, ndërsa një numër i ngjashëm fajtor për këtë kanë gjetur kompleksitetin e rrjetave si sfidë kryesore për kontrollimin e sigurisë.

Shumica e sulmeve kanë përfshirë malware të sofistikuar dhe teknika për rrjetat shoqërore të dizajnuara për të shmangur kontrollimin e veglave të sigurisë.

Sipas analistëve të kësaj fushe, kompanitë duhet të ndryshojnë qasjen ndaj problemeve të sigurisë duke larguar përqendrimin nga vetëm mbrojtja nga sulmet, në qasjen që duhet të kenë pas zbulimit të sulmeve.

Shumica e kompanive kanë deklaruar se kanë filluar të lëvizin në këtë drejtim, derisa rreth 32% e kompanive të përfshira në sondazh thonë se akoma janë të fokusuara në parandalimin e sulmeve.

 

Lajmet e fundit>