Internet

9 mënyra për të gjetur kostot e fshehura në faturën tuaj të outsourcing

Feb 24 2011
0 Shpërndarje
9 mënyra për të gjetur kostot e fshehura në faturën tuaj të outsourcing

Gabimet ndodhin. Situatat ndryshojnë. Por disa konsumatorë të outsourcing i kontrollojnë rregullisht faturat e tyre kundrejt kontratave origjinale. Dhe kjo nënkupton se ju ndoshta po shpenzoni me mijëra- ose miliona- pa nevojë, thonë konsulentët e outsourcing Adam Strichman dhe Mark Ruckman. Një auditim i outsourcing, posaçërisht këto ditë kur çdo cent është i vlefshëm, mund të jetë një investim i mirë. “Përveç rishikimit të faturave për ndonjë gabim të mundshëm dhe gjëra të tjera, ekzistojnë edhe shumë gurë të tjerë që duhen lëvizur… fusha ku prodhuesi duhet të veprojë sipas përgjegjësive të tij ose ku ata mund të bëjnë gabime financiare”, thotë Strichman, themelues i firmës konsulente për outsourcing Sanda Partners nga Richmond.

“Qëllimi është të gjeni paratë që mund t’i zotëronit ose shërbimet që prodhuesi nuk është duke i bërë siç jeni pajtuar gjatë negocimit.” Faturat e outsourcing mund të jenë të ndërlikuara dhe të gjata me dhjetëra faqe.

Zakonisht është vetëm një person nga ana e ofruesit dhe një person nga ana e klientit që i kuptojnë detajet. Askush nuk pyet: “A ua mundëson kontrata që të na ngarkojnë kaq shumë?” ose “A është ky artikull ende i rëndësishëm?” Artikujt e panevojshëm zakonisht mund të shtohen me kalimin e kohës. Auditimet e plota të kontratave nga palët e treta mund të jenë të shtrenjta, por ekziston mundësia që të bëni vetë një auditim të brendshëm. Prenotoni një dhomë konference, angazhoni një person që ka njohuri rreth kontratës dhe një IT ekzekutiv që t’ua sqarojnë gjërat.

“Pas sqarimeve të tij ose të saj rreth faturës, ju do të kuptoni se 10 për qind e artikujve do të ofrojnë shumë gjëra për të diskutuar”, thotë Strichman dhe “rreth 5 për qind e artikujve nuk mund të sqarohen plotësisht. Një përpjekje e tillë do t’ju kursejë së paku një për qind të vlerës totale çdo vit”, thotë Strichman. Dhe zakonisht kjo punë do t’ju mundësojë edhe një diskutim me ofruesin për artikujt e panevojshëm, pa marrë parasysh nëse keni paguar për to apo jo.

Ruckman, një konsulent i pavarur outsourcing në bashkëpunim me partneren Sanda, ka vërejtur që klientët kanë arritur të kursejnë me qindra mijëra dollarë madje edhe deri në gjashtë milionë në një vit. Kur të diskutoni me ofruesin për gjërat që keni zbuluar, mos prisni të përshëndeteni ngrohtësisht për këto veprime. “Ofruesit dinë të jenë defensivë. Disa prej tyre tentojnë të mbrojnë ngarkesat e tyre themelore dhe disa të tjerë nuk e kanë ditur që këto probleme me faturat kanë evoluar gjatë disa vitesh”, thotë Ruckman. “Por në fund të gjithë ofruesit pajtohen. ” Ja nëntë fushat kryesore për gabime në faturat e outsoursing

1. Hapësira e huazuar

Nëse dëshironi t’i huazoni hapësirë ofruesit tuaj, atëherë kontrolloni obligimet dhe përgjegjësitë e tyre rreth huazimit. Shumë shpesh ndodh që konsumatori të vazhdojë të kryejë disa punë të caktuara të qendrës së të dhënave, duke mos e ditur që ofruesi është përgjegjës për to. Kursimet e mundshme në kosto do të rriten varësisht nga madhësia e objektit.

2. Stafi i fshehur

Është një sekret tashmë i njohur që shumica e ofruesve outsourcing e kanë ndryshuar ngarkesën e punës për të ulur kostot e lokacionit. Mirëpo ata mund të fshehin punën tuaj- duke mbledhur kursimet si përfitim për vete. Ndoshta ju paguani 100,000$ në vit për një administrator databaze për shërbimet kontraktuese të IT-së ndërkohë që ofruesi juaj e ka bërë këtë punë në Indi për 30,000$ në vit. Kërkoni një listë për të gjithë stafin punues me orar të plotë dhe të shkurtër jashtë Shteteve të Bashkuara dhe rishikoni faturat për të kuptuar nëse vlerat janë ulur për ndonjë shërbim shtesë.

3. Kostoja e rregullimeve (COLA)

Dispozitat kontraktuese të COLA-s duhet të ndryshohen dhe t’u përshtaten tarifave në mënyrë që të reflektojnë inflacionin. “Kalkulimet e gabuara të inflacionit janë të rralla”, thotë Strichman, por mund të kenë një ndikim të madh kur zbulohen. Prodhuesit i ngrenë çmimet e tyre çdo vit së bashku me inflacionin, por në vitin 2009 COLA ka pasur zbritje për shumicën e konsumatorëve outsourcing. Po tarifat? Konfirmoni që COLA është kalkuluar në mënyrë të drejtë dhe fatura juaj mujore është vijë me ndryshimet. Sigurohuni që e keni ngritur huazimin në pajtueshmëri me inflacionin. Këtu mund të fshihen me mijëra gjëra që nuk i keni vërejtur.

4. Puna e përkohshme

”Shumica e zonave ku ne gjejmë gabime përfshijnë përdorimin e gabuar të vlerave kontraktuese të fuqisë punëtore”, tha Strichman. “Kalkulimet e orëve janë zakonisht korrekte, por problemi është se a llogariten këto orë për punën e kryer gjatë kohëzgjatjes së kontratës dhe nëse vlerat e sakta janë aplikuar drejt për punën në fjalë.” Rishikoni faturat e kaluara dhe krahasoni vlerat kontraktuale të punës dhe vlerat e faturave- dhe mos harroni që të aplikoni COLA-n në vlera. Ekzistojnë dy lloje stafi të përkohshëm projektues: ata afatshkurtër, që punojnë prej një deri në 6 muaj, dhe ata afatgjatë, që zakonisht punojnë nga 6 muaj e më shumë.

A jeni ngarkuar me vlera afatshkurtra kur një person ka punuar në një projekt afatgjatë? Punonjësit afatshkurtër janë të mirë për nevoja afatshkurtra, por mund të bëhen një burim afatgjatë nëse një projekt zvarritet. Ju nuk dëshironi të ngarkoheni për punën afatgjate, prandaj gjithmonë krahasoni vlerat e përkohshme të ofruesit me ato të agjencive lokale të punësimit. “Kemi parë shumë raste kur një klient ka kursyer 20 deri 30 për qind për aftësitë e njëjta”, shtoi Ruckman.

Lajmet e fundit>