Business & Management

9 fakte interesante për CIO-t e ditëve të sotme

Mar 2 2014
0 Shpërndarje
9 fakte interesante për CIO-t e ditëve të sotme

FactCIO_1Sipas një studimi të realizuar së fundmi nga Russell Reynolds Associates janë zbuluar disa përfundime interesante të cilat janë përpiluar duke u bazuar në analizën e CIO-ve që punojnë aktualisht në 100 prej kompanive më të rëndësishme të përzgjedhura nga revista Fortune. Statistikat e mëposhtme na ndihmojnë të kuptojmë më tepër mbi “profilin” e një CIO modern.

Studimi është fokusuar kryesisht në diferencën që ekziston midis CIO-ve që kanë qenë punonjës të brendshëm të kompanisë dhe atyre që janë rekrutuar nga jashtë. Sipas disa të dhënave të tjera rezulton se kur bëhet fjalë për emërimin e CIO-ve vihet re mungesë relative e progresit në diversitetin etnik dhe të gjinisë, duke qenë se niveli i përfaqësimit të minoriteteve dhe femrave vazhdon të mos jetë shumë i lartë. Sipas drejtorit menaxhues të Russell Reynolds, CIO-t duhet të reflektojnë ndryshimet demografike si rezultat i diversifikimit në rritje të organizatave dhe konsumatorëve.

– 54% e 100 CIO-ve të marrë në studim kanë qenë punonjës të brendshëm të kompanive, ndërsa pjesa tjetër është rekrutuar nga jashtë.

– 52% e CIO-ve të rekrutuar nga jashtë kanë pasur edhe eksperienca të mëparshme në këtë pozicion, ndryshe nga 22% e CIO-ve që kanë qenë prej kohësh pjesë e stafit të kompanisë.

– 55% e CIO-ve që janë punësuar nga jashtë janë të diplomuar dhe 25% e këtyre diplomave i përkasin 25 universiteteve elitare në fushën e biznesit. (Vetëm 7% e CIO-ve që kanë qenë më parë pjesë e kompanisë kanë siguruar diploma nga këto universitete elitare).

– 33% e CIO-ve të emëruar gjatë tre viteve të fundit kanë qenë femra, ndërsa para tre vjetësh ato përbënin vetëm 20% të CIO-ve.

– 25% e CIO-ve femra kanë ndjekur master për Menaxhim Biznesi, ndërsa meshkuj vetëm 20%.

– Pjesa më e madhe e femrave (39%) që janë ngritur në detyrë si CIO ka qenë punonjëse të kompanive përkatëse, ndërsa 11% kanë qenë të jashtme.

– Diversiteti etnik është hasur vetëm në 7% të CIO-ve të marrë në studim.

– Rreth 40% e CIO-ve meshkuj kanë ndjekur programin e parë të studimeve (bachelor) për inxhinieri ose shkenca kompjuterike, ndërsa femra vetëm 20%.

– 29% e 100 CIO-ve të përzgjedhur nga revista Fortune kanë pasur eksperiencë në një prej 10 korporatave kryesore të përzgjedhura përsëri nga Fortune. (CIO Albanian)

Tags >

CIO
Lajmet e fundit>