Internet

80 % e kërkesave drejt Dropbox-it nga zbatuesit e ligjit kërkonin fshehtësi të plotë

Sep 12 2014
0 Shpërndarje
80 % e kërkesave drejt Dropbox-it nga zbatuesit e ligjit kërkonin fshehtësi të plotë

dropbox.0_cinema_640Dropbox publikoi raportin e tij në lidhje me transparencën gjatë ditës së enjte, për gjysmën e parë të vitit 2014 dhe ai erdhi me disa shifra befasuese. Përgjatë gjashtë muajve, shërbimi mori 268 kërkesa për marrjen e informacioneve të përdoruesve nga zbatuesit e ligjit dhe më pak se 250 kërkesa të Sigurisë Kombëtare, por ajo që ishte më befasuese ishte numri i madh i kërkesave për t’i fshehur vendimet ligjore, të cilat kërkonin nga Dropbox që të mos tregojë në lidhje me këto vendime ligjore, për të mos penguar hetimin. Sipas Dropbox-it, 80 për qind e fletëthirrjeve erdhën sikur kjo më poshtë.

Screenshot_2014-09-09_17.01.48.0

Siç vërehet, të dy dokumentet përshkruajnë fshehtësinë si një kërkesë dhe jo si një vendim ligjor. Politika e deklaruar nga Dropbox është që të njoftojë përdoruesit në lidhje me kërkesat për të dhëna dhe kompania thotë që ata e refuzojnë çfarëdo kërkese e cila nuk është bërë me një vendim të gjykatë.

Shumë studiues ligjorë i shohin këto kërkesa si jo kushtetuese dhe kompanitë kanë qenë në fakt duke u “goditur” nga to përgjatë kanaleve të ndryshme. Shpesh, thjesht refuzimi i këtyre kërkesave është gjë e mjaftueshme për t’i bindur zbatuesit e ligjit që ta tërheqin atë. Sidoqoftë, ende, siç tregon raporti më i fundit nga Dropbox, kërkesat nuk janë duke shkuar gjëkundi dhe kompanive të teknologjisë mund t’iu duhet që të merren me kërkesa të tilla edhe për një kohë të gjatë. (CIO Albanian)

Tags >

dropbox
Lajmet e fundit>