IT Organizate

8 gabime klasike të marrjes në punë së stafit IT dhe si t’i evitoni ato

Feb 1 2013
0 Shpërndarje
8 gabime klasike të marrjes në punë së stafit IT dhe si t’i evitoni ato

IT hiring jobVendimet e dobëta të marrjes në punë së stafit të IT-së mund të venë në rrezik buxhetet, besimin e punonjësve të tjerë, madje edhe të ardhmen e kompanisë. Ka një sërë gabimesh që bëhen shpeshherë nga menaxherët që merren me këtë proçes.

Për t’ju ndihmuar ta kaloni këtë fazë, kemi identifikuar tetë gabime të shpeshta që ndodhin gjatë proçesit të marrjes në punë të stafit të IT-së dhe disa këshilla se si t’i evitoni.

1. Të postoni një përshkrim të vakët për punën

Departamenti i burimeve njerëzore nuk do të jetë kurrë në gjendje të identifikojë elementet e nevojshme në pozicionin që kërkon IT-ja, kështu që kjo detyrë i mbetet këtyre të fundit. Përshkrimet nuk duhet të jenë shumë të përgjithshme. Ato duhet të përshtaten me kompaninë dhe t’i adresohen asaj. Mos u bazoni vetëm tek shembuj të gatshëm që mund të keni përdorur më parë. Përditësojini ato.

2. Të fokusohesh më shumë sesa duhet në aftësitë teknike

Më e rëndësishme është të arrihen të identifikohen aftësitë e të mësuarit, të zgjidhjes së problemeve, të nivelit të adaptimit, të kapacitetit për mendim inovativ dhe fryma e bashkepunimit. Për këtë përpiquni që gjatë intevistës të përdorni skenare që mund të ndodhin gjatë punës në mënyrë që të vlerësoni aftësitë e kandidatit.

3. Vizioni afatshkurtër 

Nëse për momentin ju duhet një zhvillues Java dhe pas pak kohësh do t’ju duhet një profesionist që përveç këtyre njohurive të ketë edhe njohuri në ueb, atëherë duhet të mos e ngushtoni kërkimin tuaj vetëm tek e tashmja. Mos harroni se do të investoni tek personi që do të punësoni dhe kjo ju ndikon tek kostot nëse do t’ju duhet ta largoni pas shumë pak kohësh.

4. Të nxitosh proçesin e marrjes në punë

Edhe pse mund të jeni gati për të zhvilluar një projekt të rëndësishëm dhe ju duhet sa më shpejt një kanditat, mos u nxitoni. Vlerësoni më parë cilësinë. Prisni derisa të keni një numër prej disa kandidatësh në mënyrë që të keni një vlerësim më të qartë të tyre.

5. Zgjatja e proçesit të marrjes në punë

Hallakatja e kandidatëve është po aq e dëmshme sa edhe marrja e vendimeve të nxituara, veçanërisht në rastet kur bizneset kanë nevojë për profesionistë IT-je dhe këta të fundit janë shumë të kërkuar. Mos u kërkoni atyre të paraqiten shumë herë për intervista. Krijoni një plan të qartë për proçesin e intervistimit, bëjeni atë sa më të lehtë dhe sa më të frytshëm për ju, në mënyrë që të arrini të identifikoni elementet kyçe të kandidatit në sa më pak kohë.job-interview

6. Të evitosh talentin e stafit të brendshëm

Ndoshta kandidati i duhur mund të jëte tashmë punonjës i kompanisë. Mos harroni se nëse nuk kontrolloni me kujdes për potencial e disponueshëm të kompanisë, punonjësit të cilët mund ta ndjejnë veten të aftë për pozicionin në fjalë, mund të dekurajohen dhe të mendojnë se nuk do të kenë shanse për rritje në karrierë apo zhvillim të mëtejshëm.

7. Të mos i informosh rekrutuesit për kërkesat tuaja të marrjes në punë

Shumë menaxherë IT-je e nënvlerësojnë këtë proçes. Ata duhet të takohen rregullisht dhe t’i informojnë rekrutuesit për kërkesat e tyre, si dhe të sigurohen që këta të fundit nuk po bazohen në motorët e kërkimit apo uebfaqet e karrierës për të identifikuar aspektet kyçe.

8. Të mos ndash një vend pune të hapur me rrjetin e kolegëve

Pjesa më e madhe e ekzekutivëve të IT-së janë pjesë e shumë grupeve, faqeve profesionale apo mediave sociale. Të gjitha këto janë kanale të mundshme për aplikantë të kualifikuar. Ndonjëherë, shpërndarja e lajmit nëpër këto rrjete mund të jetë më e suksesshme sesa kërkimi i burimeve njerëzore. (CIO Albanian)

Tags >

it
Lajmet e fundit>