Business & Management

75% e popullësisë së botës përdorin celularë

Jul 19 2012
0 Shpërndarje
75% e popullësisë së botës përdorin celularë

Sipas një studimi të bërë nga Banka Botërore, pothuajse ¾ e popullsisë së botës ka qasje në një telefon celular.

Numri i të abonuarve për celularë ka pasur rritje dramatike gjatë 12 viteve të fundit. Në vitin 2000, kishte më pak se 1 miliard njerëz që posedonin një celular, ndërsa sot ky numër është rreth 5 miliardë. Vetëm vitin e kaluar janë shkarkuar mbi 30 miliardë aplikacione për celularë.

Pjesa më e madhe e këtyre përdoruesve jetojnë në vendet e zhvilluara, duke vënë në pah lehtësinë e implementimit të teknologjisë dhe infrastrukturës mobile që kanë ndërtuar këto shtete.

“Komunikimi përmes pajisjeve mobile ofron një numër të madh përparësish që lidhen me zhvillimin njerëzor dhe atë ekonomik të shoqërisë – duke nisur nga qasja në informacionevet bazë që kanë të bëjnë me shëndetin e deri tek transaksionet e ndërlikuara si pagesat dhe blerjet online.”, u shpreh Rachel Kyle, zv. Presidente e Bankës Botërore në sektorin e Mbështetjeve për Zhvillim. “Sfida konsiston tashmë tek nxitja e njerëzve, bizneseve dhe qeverive në vendet në zhvillim për të zhvilluar edhe ato aplikacionet mobile, në mënyrë që të përfitojnë maksimalisht nga mundësitë që ofron kjo teknologji.”

Raporti i Bankës Botërore ve në pah edhe rritjen e përdorimit të pagesave online në vende si Kenia apo Palestina. Aplikacionet mobile po luajnë një rol mjaft të rëndësishëm edhe në dhënien e informacioneve mjekësore, në fushën e arsimit apo atë të kriminalistikës.

Smartfonët dhe pakot wireless janë ende të paarritshme për një pjesë të konsiderueshme të njerëzve. Për këtë arsye, shumë aplikacione ndërtohen në përputhje me shpejtësinë e internetit që ofrohet në vende të ndryshme, shpeshherë edhe duke përdorur WAP, SMS-të apo teknologjitë e tjera që tashmë konsiderohen si ‘teknologji e vjetëruar’. (CIO Albanian)

Tags >

celularë
Lajmet e fundit>