Aplikacione

75% e aplikacioneve të Google dhe Apple do të punojnë në Firefox OS

Jul 9 2012
0 Shpërndarje
75% e aplikacioneve të Google dhe Apple do të punojnë në Firefox OS

Sot aplikacionet janë një pjesë e madhe biznesi në tregun e smartfonave, dhe nëqoftëse Mozilla arin t’ja dalë mbanë me Firefox OS, atëhere do të ketë mundësinë t’u ofrojë konsumatorëve të vet një gamë të gjerë aplikacionesh nga të cilat ata mund të zgjedhin.

Drejtori i produkteve dhe invovacionit të Telefonica, Carlos Domingo tha: “Ne bëmë disa sondazhe, dhe sipas tyre morrëm informacionin se 75% e aplikacioneve të Google Play dhe Apps Store janë të koduara në HTML, gjë e cila i bën shumë të lehta të transferohen tek Firefox.”

Firefox OS ëshë një platformë HTML 5, dhe për shkak të kësaj, çdo krijues aplikacionesh i cili i shfrytëzon ato duke përdorur internetin, do të vë re se aplikacionet e veta do të punojnë shumë mirë në këtë sistem.

Lajme të mira ka gjithashtu për të apasionuarit pas rrjeteve sociale, pasi Facebook tashmë është vetëm pak javë larg nga oferta e saj HTML 5 , dhe bashkë me të, edhe Twitter do të jenë të integruara në Firefox Mobile OS.

Mozilla është duke ndërtuar tregun e vet të aplikacioneve, këshutqë programuesit e saj duhet të shpresojnë për suksesin e vet, pasi nëqoftëse dështojnë të tërheqin “klientelën” për të kaluar në HTML 5, atëhere do ta gjejë veten në telashe të mëdha, dhe këtu bëhet fjalë për falimentim. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>