Karriere

7 rregulla të thjeshta për të marrë në punë zhvilluesit më të mirë

Feb 3 2014
0 Shpërndarje
7 rregulla të thjeshta për të marrë në punë zhvilluesit më të mirë

simple-rules-for-hiring-great-developersLufta për zhvilluesit e talentuar është bërë më e ashpër se kurrë. Nëse keni në plan të ndërtoni aplikacione mobile, të ridizajnoni përvojën e përdoruesit për uebfaqen tuaj apo t’i mbani sa më të mira aplikacionet tuaja të biznesit, të gjithë kanë nevojë për pak udhëzime. “Inxhinierët janë mbretërit e momentit, ndërsa programuesit janë jashtëzakonisht të rëndësishëm për të gjithë,” shprehet Sam Schillace, zv. President senior i kompanisë së cloud-it, Box.

Por, të punësosh zhvilluesit më të mirë nuk është gjë e lehtë, ashtu si edhe në çdo pozicion tjetër. Për të konkurruar fort me rivalët e fushës, duhet të keni së pari një potencial të fuqishëm njerëzor. Si mund ta arrini këtë gjë? Më poshtë do t’ju japim 7 këshilla të thjeshta.

Rregulli nr. 1 për punësimin e zhvilluesve: Proçesin e rekrutimit kryejeni me ngadalë

Nëse merrni në punë zhvillues të nivelit A, ata do t’ju rekomandojnë zhvillues të po këtij niveli pasi duan të punojnë me më të mirët. Nëse merrni në punë programues të nivelit B, ata do t’ju rekomandojnë programues të nivelit C në mënyrë që të duken më mirë vetë. Me pak fjalë, duhet të synoni tek niveli A dhe në këtë nivel gjërat nuk bëhen shpejt e shpejt.

Rregulli nr. 2: Qëndroni larg “rokstarëve”

Nëse dëshironi të ndërtoni një skuadër të klasit botëror, ju duhet më shumë se një superstar. Gjithashtu, nuk do të donit të harxhonit gjithë burimet duke kërkuar supermanin; ju duhet të mblidhni gjithë “Avengers”-at.

Rregulli nr. 3: Synoni talentin, jo jetëgjatësinë

Nëse po e bëni punën siç duhet dhe po punësoni njerëzit e duhur, ka shumë mundësi që të mos i mbani dot gjatë në punë pasi talentet më të mira do të jenë gjithmonë në kërkim të diçkaje më të mirë. Kjo do të thotë se për sa kohë t’i keni të disponueshëm, duhet të përfitoni sa më tepër prej tyre. Gjithashtu, duhet t’iu ofroni dhe premtoni punë dhe rritje në karrierë në mënyrë që të qëndrojnë tek ju.

Rregulli nr. 4: Përshtatja kulturore ka rëndësi

Ja një arsye tjetër pse nuk ju duhen “rokstarët”: ata mund të rezultojnë idiotë të vërtetë. Për shumë organizata edhe përshtatja me kulturën është po aq e rëndësishme sa aftësitë e programimit, për të mos thënë më tepër. Kompanitë kërkojnë njerëz që të bëjnë punën dhe ata që tregohen egoistë apo që mbajnë qëndrime.

Rregulli nr. 5: Të tregohesh i vogël mund të jetë arma jote sekrete

Ndonjëherë, kompanitë e vogla parapëlqehen më tepër nga zhvilluesit më të mirë. Programuesit duan të programojnë. Ata nuk duan të kalojnë dhjetëra faza burokracie apo të ndihen shumë të vegjël dhe të parëndësishëm.

Rregulli nr. 6: Rëndësi ka puna

Sa më e madhe kompania, aq më pak të rëndësishëm janë punonjësit (me shumë mundësi ose të paktën në fillim). Ajo që i motivon më shumë zhvilluesit më të mirë është pikërisht puna. Ata mund të preferojnë më tepër të paguhen më pak dhe të jenë në një kompani më pak të njohur vetëm e vetëm që të ndihen të rëndësishëm dhe ta shohin punën e tyre të bëhet realitet.

Rregulli nr. 7: Edhe open source ka rëndësi

Për shumë zhvillues, kur vjen puna për të vendosur për një pozicion, një kompani open source mund të marrë më tepër prioritet. Ka shumë avantazhe në këto kompani. Sapo fillon të kuptosh avantazhet e kësaj teknologjie, është e vështirë të bësh diçka ndryshe.

Tags >

programer
Lajmet e fundit>