Microsoft

7 planet e mëdha të Microsoft-it për vitin 2014

Jan 8 2014
0 Shpërndarje
7 planet e mëdha të Microsoft-it për vitin 2014

images_article_fullViti 2013 ishte mjaft i ngarkuar me punë për Microsoft-it: CEO-ja aktual, Steve Ballmer, lajmëroi se do të largohej nga kompania pas 33 viteve në të, Windows 8 pësoi një përditësim të madh duke kaluar në 8.1, erdhën në treg dy tabletë të rinj Surface, doli në pah suksesi i Office 365 si dhe Windows Server. Por, për vitin 2014, ka më shumë gjëra për të bërë.

Ja se cilat duhet të jenë 7 prej gjërave më të rëndësishme të kompanisë në vitin 2014, sipas CIO.com:

1. Ta bëjë Nokia-n të funksionojë. Investimi prej 7.2 miliardë $ nuk ishte pak për xhepat e kompanisë dhe nëse gjërat nuk shkojnë mirë vihet në pikëpyetje edhe ekzistenca e Windows Phone, një pjesë mjaft e rëndësishme e kompanisë.

2. Të sjellë frymë të re pas largimit të Steve Ballmer. Me largimin e CEO-s, Microsoft jo vetëm që duhet të gjejë një person të duhur për këtë pozicion, por njëkohësisht duhet të përqëndrohet edhe tek hartimi i strukturave të reja.

3. Të vazhdojë suksesin e Office 365. Dhe këtu nuk e kemi fjalën vetëm ta mbajë këtë shërbim të suksesshëm, por edhe t’ia përshtasë atë nevojave në ndryshim të konsumatorëve.

4. Ta bëjë Office-in të disponueshëm për iOS. Bizneset punojnë me iPhone dhe iPad, kështu që ka ardhur koha që në këto pajisje të jetë e disponueshme edhe suita Office.

5. Të ndjekë Amazon Web Services duke zgjeruar Azure-in. Microsoft ka ecur mjaft mirë deri tani duke konkurruar fuqimisht AWS dhe duke fituar shumë konsumatorë. Të njëjtën gjë duhet ta vazhdojë edhe këtë vit.

6. Të rrisë numrin e aplikacioneve të Windows 8. Windows Store ka aktualisht mbi 135 000 aplikacione, por jo të gjitha kanë mjaftueshëm cilësi për të konkurruar me platformat e tjera. Për më tepër, gjithë sistemi Windows 8 fokusohet rreth aplikacioneve. Prandaj, është e rëndësishme që në këtë vit të ri, Microsoft të rrisë sa më shumë numrin dhe sa më shpejt madje.

7. Të promovojë Windows 8.1 për bizneset. Ndoshta mund të jetë vonë, por gjithsesi, me fundin e suportit të Windows XP-së në prill, ekziston një mundësi mjaft e mirë për të kapur një pjesë të madhe të bizneseve që do të ndryshojnë sistemin operativ gjatë kësaj periudhe. (CIO Albanian)

Tags >

microsoft
Lajmet e fundit>