Business & Management

7 motrat e teknologjisë vlejnë mbi 3.6 trilion dollar

Jun 1 2017
0 Shpërndarje
Apple, Alphabet, Microsoft, Amazon dhe Facebook janë firmat më me vlerë në botë dhe Tencent e Alibaba nuk janë larg. 7 motrat e teknologjisë vlejnë mbi 3.6 trilion dollar

Në heshtje dhe në qetësi të plotë, “shtatë motrat” e industrisë globale të teknologjisë por kapin vlera rekord tregu. Apple, Alphabet, Microsoft, Amazon dhe Facebook janë firmat më me vlerë në botë dhe Tencent e Alibaba nuk janë larg.

 

Në total shtatë kompanitë vlerësohen me 3.6 trilion dollar, 40% më shumë se një vit më parë dhe sesa vlera e kombinuar e të gjithave firmave Britanike vend i cili është i katërti në botë për nga numri i kompanive publike.

Rritja e madhe e vlerës së tyre dëshmon vetëm një gjë, rritjen e fitimit. Por vlera e aksioneve të tyre po rritet më shpejt sesa fitimet e tyre. /CIO Albanian

Lajmet e fundit>