Marketing

7 këshilla për marketingun përmes emailit për të fituar konsumatorë në 2013-n

Jan 23 2013
0 Shpërndarje
7 këshilla për marketingun përmes emailit për të fituar konsumatorë në 2013-n

email-marketingEkspertët nga ofruesit më të mirë të marketingut përmes e-mailit si Constant Contact, iContact, Emma dhe Mad Mimi, ndajnë me ne disa këshilla se si mund të ndryshohet mënyra se si bëjmë marketing përmes e-mailit për të fituar më tepër klientë.

Shprehja se “Marketingut përmes e-mailit i ka ardhur fundi” është me plot bindje, e ekzagjeruar. “92% e përdoruesve të internetit në moshë të rritur kanë të paktën një adresë e-maili dhe 59% e marketerëve shprehen se besojnë që e-maili është mënyra më e mirë për të gjeneruar të ardhura”,- thotëJohn Hayes, strategjist marketingu në iContact.

Sigurisht, përhapja e mediave sociale dhe pajisjeve mobile ka rritur efektivitetin e marketingut përmes e-mailit. Por, ka gjithmonë rrugë për përmirësim. Për të kuptuar se si mund të gjeneroni të ardhura më të mira ose “click-through rate”, në planin e marketingut përmes e-mailit gjatë këtij viti, CIO.com ka pyetur ekspertë nga Constant Contact, iContact, Emma dhe Mad Mimi. Në vijim, janë përmbledhur shtatë pika të rëndësishme që duhet të merren parasysh nga marketerët në vitin 2013.

1. Përfitoni nga teknologjia mobile. Falë smartfonëve dhe tabletëve, e-maili nuk është i lidhur domosdoshmërisht me PC-në apo laptopin. Tashmë, njerëzit e mbajnë me vete e-mailin dhe marketerët duhet të përfitojnë për të targetuar më mirë audiencën si dhe për të ofruar oferta më tërheqëse.

2. Harrojeni pamjen e jashtme. E-mailet e ngarkuara me shumë kolona mund të duken mjaft interesante në kompjuter, por suksesi konsiston në zonën mobile, kur një format me një kolonë është më tepër i përshtatshëm.Email marketing

3. Përdorni e-mailin për t’i drejtuar njerëzit tek faqet tuaja në rrjetet sociale. Kjo lidhje është një nga më të fortat mes konsumatorëve dhe kompanisë. Sigurohuni që në çdo e-mail të përfshini linkun e faqes së kompanisë në mediat sociale.

4. Ndryshojeni fokusin nga ‘të bazuar në shitje’ në ‘të bazuar në informacion’. Shumë marketerë, duke u nisur nga përfitimi afatshkurtër, pasi i prezantojnë klientit ofertën më të fundit me e-mail, i japin atij linkun direkt për ta blerë. Por, konsumatorët janë mërzitur me këtë lloj strategjie. Në vend të kësaj metode, provoni më mirë të jepni një link me informacione më të zgjeruara, më të detajuara e më të fokusuara tek ekspertiza. Jepuni mundësi konsumatorëve të bashkëbisedojnë me persona të tjerë për të shkëmbyer mendime, duke i angazhuar vërtet ata. Kjo u krijon ide e një marke të fortë.

5. Kaloni nga e-maili masiv, tek ai i segmentuar ose i targetuar. Në vitin 2013, do të shihen më shpesh kompanitë që heqin dorë nga e-mailet e përgjithshme për të gjithë konsumatorët, duke u drejtuar më tepër tek e-mailet e ndërtuara në bazë të audiencave. Përqerndrohuni tek interesat dhe preferencat e konsumatorëve, duke u përpjekur t’u afroheni atyre sa më shumë përmes ofertave në e-mail.

6. Mos e vendosni formularin e marrjes së e-mailit të klientit vetëm në faqen kryesore. Disa kompani e vendosin në fund të faqes, por as kjo nuk është mënyrë e mirë, pasi nuk është mjaftueshëm e dukshme. Prandaj, ekspertët këshillojnë që të shfaqni për shembull dritare pop-up që i kërkojnë vizitorin adresën, ose të bashkangjisni formularë regjistrimi (apo t’i lidhni me link) në Facebook, YouTube etj.

7. Trajtojeni me kujdes lejën e konsumatorëve për të marrë e-maile. Nëse nuk jeni lejë për të qenë një nga kompanitë që kontaktojnë një konsumator, atëhere përpjekjet tuaja të marketingut do të shkojnë dëm, pasi toleranca për të ‘paftuarit’ është zero. Nëse keni lejë, ruajeni me kujdes. Sigurohuni që marrësit të arrijnë ta identifikojnë menjëherë emailin që u dërgoni. Jepuni përmbajtjen që presin dhe mos abuzoni me të drejtën që keni për të dërguar e-maile. (CIO Albanian)

Tags >

marketing
Lajmet e fundit>