Karriere

7 këshilla nga CEO-t më të suksesshëm të kompanive

Apr 10 2013
0 Shpërndarje
7 këshilla nga CEO-t më të suksesshëm të kompanive

ceoKur vjen puna tek drejtimi i një kompanie nuk mund të themi me siguri se ka gjithmonë një mënyrë të mirë për ta udhëhequr atë.

Ajo që kemi vënë re nga Jobs, Watson, Gerstner dhe Gates e deri tek Whitman e Rometty, janë disa “zakone” të cilat gjenden kudo në punën e tyre.

Sigurisht, secili prej tyre ka aftësi unike dhe patjetër asnjë prej tyre nuk ishte i përsosur në të gjitha aspektet. Megjithatë, përmes disa mënyrave të ndryshme të realizimit të punës së tyre, ata kanë arritur ta çojnë në majë kompaninë e tyre apo ta ringrejnë atë nga dështimi.

1. Ndërtoni një grup pune i cili është besnik. Njihuni me njerëzit që ju rrethojnë dhe analizojni ata. Mos rrezikoni që në të ardhmen të arrihet të komplotohet ndaj jush nga personat që keni afër.

2. Kuptoni fuqinë e perceptimit. Imagjinata ishte një nga armët më të fuqishme të Jobs. Për sa kohë e bëni perceptimin të duket si i vërtetë, do të keni vëmendjen e konsumatorit.

3. Mos e nënvlerësoni asnjëherë fuqinë e inteligjencës. Analizoni me kujdes konsumatorët, partnerët, madje edhe klientët e kompanive konkurrente. Nëse nuk jeni në dijeni se çfarë po ndodh me punonjësit tuaj, me klientët, me konkurrentët apo tregun, pyetja nuk qëndron nëse do të dështoni apo jo.

Pyetja e vetme është se kur?

4. Komunikoni një vizion të qartë. Bill Gates është shembulli më i mirë i një vizionari që i kishte të qarta idetë e tij. Ndërsa shumë kompani u përpoqën ta kalonin Microsoft-in, në fund asnjëra nuk ia doli.Gates kishte një vizion të qartë mbi konsumatorët, punonjësit dhe investitorët. Nëse nuk dini se ku do të shkoni, atëherë si prisni të mbrrini në destinacion?

5. Mendoni në mënyrë strategjike për të ardhmen. Nëse doni që kompania juaj të jetojë në kohë, mos mendoni vetëm në terma afatshkurtër. Merrni vendime që nuk do të ndikojnë negativisht në të ardhmen.

6. Kujdesuni për punonjësit. Një nga gabimet më të shpeshta që bëjnë drejtuesit e kompanisë është që i trajtojnë punonjësit sikur ata të ishin të parëndësishëm. Mos harroni se pa punonjësit tuaj, kompania nuk do të ecë kurrë.

7. Mbi të gjitha, mos harroni se ju jeni fytyra kryesore e kompanisë.

Njerëzit që ndjekin pjesën më të madhe të këshillave të mësipërme jo vetëm i sjellin sukses kompanisë, por edhe kënaqen me punën e tyre. (CIO Albanian)

Tags >

CEO
Lajmet e fundit>