Siguri

7 gjëra të tjera që mund të jetë duke vëzhguar NSA-ja

Feb 6 2014
0 Shpërndarje
7 gjëra të tjera që mund të jetë duke vëzhguar NSA-ja

National_Security_AgencyPër shumë njerëz në industrinë e IT-së, viti 2013 do të mbahet mend si viti kur u zbulua se Agjencia Kombëtare e Sigurisë amerikane po na vëzhgonte. Këtë vit, presidenti Obama ka deklaruar se do të kufizonte praktikat e mbledhjes së të dhënave që realizon NSA-ja, veçanërisht lidhur me telefonatat.

Por çfarë ka qenë duke vëzhguar realisht NSA-ja? Sipas kompanive si Facebook, Google dhe Yahoo, dimë që NSA-ja ka kontrolluar e-mail-et dhe veprimtarinë në rrjetet sociale.

CIO.com ka pyetur disa profesionistë të sigurisë për të na treguar se çfarë mund të jetë duke vëzhguar tjetër NSA-ja. Ndoshta disa ide mund t’ju duken jo realiste, por gjithsesi njihuni me to.

Vendndodhja juaj fizike

Përmes aplikacioneve apo edhe thjesht GPS-it, kjo gjë është plotësisht e mundur.

Pajisjet e lidhura në rrjetin Wi-Fi të shtëpisë suaj

Edhe kjo është diçka e realizueshme. Ndoshta NSA-ja ka mundësi të kontrollojë çdo pajisje që lidhet më rrjetin tuaj të internetin vetëm e vetëm për të parë nëse jeni në shtëpi apo jo dhe çfarë po bëni.

Filmat me qera

A i intereson qeverisë që keni marrë me qera një film të caktuar? Ndoshta për të spikatur dikë që shikon vazhdimisht filma mbi konspiracionet mbi qeverinë.

Imazhe në Flickr apo vende të tjera

Nëse NSA arrin të ketë akses në to, atëherë përmes një algoritmi dhe një softueri të njohjes së imazhit mund të arrinte të dedektonte dikë që po poston një aparaturë të krijimit të bombave apo një foto të një ndërtese të fshehtë qeveritare.

Vizitat në faqet pornografike

Përse? Një arsye është për t’i diskretituar njerëzit. Për shembull, në momentin që një terrorist po rekruton persona, mjafton të zbulosh historikun e tij në internet lidhur me pornografinë për ta diskretituar dhe për t’i ulur imazhin.

Lojërat online

Përmes tyre mund të kontrollohen bisedat e dyshimta apo edhe transaksionet e mëdha financiare.

Furnizuesit e sigurisë me qark të mbyllur

Ashtu siç përdoren algoritmet për të monitoruar blerjet me karta krediti, ky lloj monitorimi kërkon për evente nxitëse si testimi i eksplozivëve.

Tags >

NSA
Lajmet e fundit>