IT Organizate

7 gabime IT-je që ju shkaktojnë pushimin nga puna

Sep 10 2013
0 Shpërndarje
7 gabime IT-je që ju shkaktojnë pushimin nga puna

Cloud computingSot, është e vështirë të gjesh një punë në IT, por nga ana tjetër, është shumë e lehtë ta humbasësh atë. Pjesa më e madhe e tyre kërkojnë përqendrim të plotë dhe të vazhdueshëm.

Nëse nuk arrini të përmbushni detyrën tuaj për shembull në mbrojtjen e aseteve dixhitale të kompanisë, mund të pushoheni direkt nga puna. Nga puna mund t’ju pushojnë edhe nëse flisni në kohën e gabuar, apo edhe nëse nuk flisni në kohën e duhur. Nëse spiunoni drejtorin, nëse mashtroni apo gënjeni mbikëqyrësit etj.

Prandaj, në këtë artikull, kemi krijuar një listë me 7 gabime që mund t’ju kushtojnë rëndë nëse nuk i evitoni.

1. Backup-i dhe përtesa. Kurrë mos përtoni të bëni backup, pavarësisht se sa është ora apo sa i lodhur jeni. Si pasojë e kësaj, kompania mund të humbasë miliona dollarë.

2. Të spiunoni apo “të fusni hundët” në punët e shefit. Mos lexoni e-mailet apo dokumentet e tij. Në to mund të ketë gjëra konfidenciale të cilat nuk duhet t’i aksesoni. E nëse shefi ve re se dikush ka kontrolluar gjërat e tij…

3. Të mbuloni një krim. Të fshini diçka nga serveri apo të shtoni elemente të rreme nëpër dokumente apo raporte.

4. Kujdes me materialet pornografike. Nëse shihni video erotike në vendin e punës e nëse dikush e merr vesh nga kontrolli rutinë i serverave, jo vetëm që mund të pushoheni direkt nga puna por edhe do të largoheni në mënyrën më të keqe të mundshme.

5. Dokumentimi. Gjërat e rëndësishme (dhe jo vetëm), duhen dokumentuar. Në këtë mënyrë, jeni në rregull me ligjin dhe kompaninë tuaj për çdo rast.

6. Rastet e katastrofave. Shpeshherë njerëzit mendojnë se i kanë planifikuar të gjitha zgjidhjet në raste katastrofash, por jo rrallë ndodh që nuk është kështu.

7. E vërteta kundër pushtetit. Nëse shefi ju pyet se si ju duket vizioni i tij i ri, mos u përgjigjni duke thënë se ai nuk ka një të tillë. Sigurisht, në rastet kur nuk dëshironi të pushoheni nga puna. Megjithatë, kjo varet edhe nga drejtuesi dhe personaliteti i tij. Por, në fund të fundit, përpiquni të kundërshtoni me ëmbëlsi. (CIO Albanian)

Tags >

it
Lajmet e fundit>