Aplikacione

7 arsye për të mos përdorur softuerë me burim të hapur

Feb 18 2014
0 Shpërndarje
7 arsye për të mos përdorur softuerë me burim të hapur

hp-a-opensource-logoBizneset e të gjitha madhësive flasin shpesh mbi të mirat që mund të sjellin softuerët me burim të hapur (open source). Megjithatë, në disa raste, zgjedhja e softuerëve me pagesë apo me “pronar” (me licencë) mund të ketë më tepër përfitime dhe mund të jetë zgjidhje më logjike. Më poshtë do t’ju paraqesim shtatë raste të shprehura në formë arsyesh për të mos përdorur softuerë me burim të hapur.

1. Rastet kur programet me pagesë janë më të thjeshta për t’u përdorur nga përdoruesit që nuk kanë shumë aftësi kompjuterike. Le ta pranojmë, shumica e përdoruesve nuk dinë të përdorin Linux sepse janë mësuar me Windows apo Mac.

2. Edhe pse ekzistojnë disa alternativa të mira ndaj suitave si Office (për shembull LibreOffice apo Apache OpenOffice), nuk janë identike me të në aspektin e funksionalitetit apo ndërfaqes së përdoruesit, performancës, plugins-eve apo API-ve për integrim me produkte të palëve të treta. Mos harroni që gjithmonë do t’ju duhet të shkëmbeni materiale dhe dokumente me persona jashtë kompanisë.

3. Kur softuerët me licencë ju ofrojnë suport më të mirë. Ndonjëherë, për përdoruesit e biznesit, ekziston një formë të caktuar suporti edhe për softuerët me burim për hapur, por kjo nuk ndodh gjithmonë. Ndoshta do t’ju duhet të paguani shumë më shumë për të.

4. Kur dëshironi softuerin si shërbim. Cloud software është ndryshe nga ai i zakonshmi. Rregulli kryesor është që nuk keni akses në kodin burim edhe nëse softueri është ndërtuar plotësisht në një softuer me burim të hapur. Në raste të tilla, paguani për atë që përdorni, mund të vlejë më shumë sesa të keni akses në kodin burim.

5. Kur softuerët me licencë funksionojnë më mirë me harduerët tuaj. Ka shumë raste kur harduerë të caktuar kërkojnë driver-a të specializuar, të cilët në shumicën e rasteve nuk janë me burim të hapur.

6. Kur kanë rëndësi garancitë dhe detyrimet. Edhe mund të ndodhë që të merrni garanci nga palë të treta, këto raste janë të rralla.

7. Kur ju duhet një shitës që duhet të jetë pranë jush. Sigurisht, fakti që një softuer është më licencë nuk ju garanton 100% siguri se kompania që e ka prodhuar do të jetë gjithmonë pranë jush pasi mund të ndodhë që të falimentojë, por në rastet kur projektet me burim të hapur janë të vogla, mund të ndodh jo rrallë që zhvilluesi të humbasë interesin. Në këto raste, nuk është e lehtë të gjeni një zhvillues tjetër.

Për të bërë një përmbledhje, ne ju sugjerojmë që, pavarësisht shumë përfitimeve që mund të kenë softuerët me burim të hapur, të mos tregoheni shumë dogmatikë për ta, por të vlerësoni edhe alternativa të tjera dhe të merrni vendime racionale. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>