IT Organizate

7 aftësi që duhet të ketë patjetër një menaxher projektesh IT

Jan 17 2013
0 Shpërndarje
7 aftësi që duhet të ketë patjetër një menaxher projektesh IT

itNjë menaxher i mirë apo i keq projektesh bën diferencën mes një projekti të paraqitur në kohë dhe brenda buxhetit dhe një projekti të dështuar.

Por si mund të bëheni një menaxher i mirë projektesh? CIO.com ka biseduar me ekspertë dhe ekzekutivë të IT-së për ta zbuluar.

Të kesh titullin “menaxher projektesh” nuk do të thotë domosdoshmërisht se di të menaxhosh efektivisht projektet. Madje shumë CIO apo ekzekutivë të IT-së kanë rrezikuar mjaft në këtë aspekt me projektet e tyre.

Duke intervistuar ekspertët dhe ekzekutivët më të mirë të projekteve, CIO.com ka ndërtuar këtë artikull me aftësitë e nevojshme për të menaxhuar në mënyrë të suksesshme projektet, në mënyrë që ato të mbahen brenda planit dhe buxhetit të përcaktuar.

1. Jini jashtëzakonisht shumë i organizuar dhe njëkohësisht një person që bën shumë gjëra në të njëjtën kohë (multi-tasker).

2. Merrni përsipër drejtimin dhe jini në dijeni të mënyrës se si do të udhëhiqni.

3. Jini komunikues i shkëlqyer dhe efektiv.

4. Duhet të dini si dhe kur të negocioni.

5. Jini i orientuar nga detajet, qofshin ato të vogla apo të mëdha.

6. Dalloni dhe zgjidhni shpejt problemet.

7. Zotëroni aftësitë e duhura teknike, edhe pse roli juaj nuk është teknik. (CIO Albanian)

Tags >

it
Lajmet e fundit>