Aplikacione

63% e cicërimave shkruhen nga meshkujt

Jul 31 2012
0 Shpërndarje
63% e cicërimave shkruhen nga meshkujt

Vërtetë mund të ketë më tepër femra në Twitter por janë në fakt meshkujt ata që dominojnë në ri-cicërima.

Suedezja Crossing Boarders ka zhvilluar një mjet të quajtur Twee-Q – ose ‘Twitter Equality Quotient’ – që zbulon raportin se sa nga ri-cicërimat janë të marra nga meshkujt e sa nga femrat. Sipas të dhënave të mbledhura deri tani, janë meshkujt ata që kryesojnë.

Bëhet fjalë për 11,000 teste të realizuara me këtë mjet dhe rezultatet tregojnë se 63% e ri-cicërimave i’u përkasin meshkujve, në krahasim me 37% që është kjo shifër për femrat.

Madje edhe llogaria e Presidentit Obama – që administrohet nga grupi i tij i fushatës elektorale – rezulton se bën ri-cicërima nga 79% meshkuj dhe 21% femra. Edhe llogaria e reperit Snoop Dogg, favorizon meshkujt (84%).

Nga ana tjetër, Lady Gaga dhe Ellen DeGeneres, bëjnë ri-cicërima si meshkujt dhe femrat në mënyrë të barabartë.

“Duam të ndryshojmë botën duke treguar se si i klasifikojmë meshkujt dhe femrat kur bëhet fjalë për biseda. Vetëm pasi të shohim realisht se si veprojmë, cilët dëgjojmë më tepër, mund të marrim më pas hapat e parë drejt barazisë gjinore.”, u shpreh Twee-Q nga faqja zyrtare në ueb.

Për të parë se cilën bëni ju më tepër ri-cicërima, klikoni këtu: (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>