IT Organizate

6 pozicionet e punës më të tepër dhe më pak të paguara në IT

Jun 24 2013
0 Shpërndarje
6 pozicionet e punës më të tepër dhe më pak të paguara në IT

IT BiznesPozicionet e punës me titujt ‘C’, pra drejtuesit e kompanive, janë më të paguarat. Të dhënat janë grumbulluar nga firma Mondo dhe vlejnë për tregun amerikan të punës.

CIO është pozicioni më IT më i paguar, ku të ardhurat variojnë nga $195,000 në $230,000 në vit. Më pas renditen CTO-të ($145,000 – $208,000); CSO-të ($145,000 – $208,000); menaxherët e sigurisë me mbi 10 vjet eksperiencë ($145,000 – $177,000); arkitektët softuerikë ($144,000 – $170,000); dhe arkitektët e aplikacioneve me mbi 10 vjet ekperiencë ($136,000 – $185,000).

Për të ardhmen, Mondo parashikon rritje të kërkesës për zhvilluesit e HTML5, të cilët do të paguhen $97,000 deri në $135,000 në vit. Për momentin vihet re gjithashtu kërkesë e fortë për profesionistët e teknologjisë në fusha si ato mobile, big data, coud computing dhe të specializuarit në përvojën e përdoruesit.

Duke krahasuar të dhënat nga vitet e fundit, Mondo ka shpjeguar se menaxherët e sigurisë IT dhe analistët e sistemit janë dy pozicionet që kanë pësuar rritjen më të madhe të pagës. Pas tyre, pozione të tjera pune që kanë pësuar rritje page kane qenë analistët e të dhënave, suporti teknik (mbi 7 vjet eksperiencë), gazetarët e teknologjisë dhe zhvilluesit Android.

Nga ana tjetër, Mondo ka vlerësuar edhe pozicionet e punës me shpërblimin më të ulët në sektorin e IT-së. Ato janë: stafi i help desk staffer me 1-3 vite eksperiencë ($40,000 – $65,000); teknik hardueri ($43,000 – $70,000); stafi i help desk staffer me 3-5 vite eksperiencë ($55,000 – $74,000); specialist virtualizimi desktop ($55,000 – $70,000); analist suporti desktop ($70,000 – $90,000); si dhe administrator sistemi me 1-5 vite eksperiencë ($71,000 – $120,000). (CIO Albanian)

Tags >

it
Lajmet e fundit>