Menaxhim Projektesh

6 mënyra si të shtoni mediat sociale në uebfaqen tuaj

Mar 19 2013
0 Shpërndarje
6 mënyra si të shtoni mediat sociale në uebfaqen tuaj

Social media“Gjithmonë e më pak njerëz kanë filluar ta ndjekin markën tuaj nga uebfaqja juaj,” shprehet Jeremy Dedic, drejtor i praktikave mbi përvojën e përdoruesit në agjencinë dixhitale Rightpoint.

“Shumë kompani mendojnë se faqja e tyre ueb është qendra e markës së tyre. Por kohët e fundit konsumatorët po drejtohen më tepër tek mediat sociale duke i mbledhur aty informacionet për të cilat kanë nevojë, si produktet dhe ofertat, shfaqja e mendimit të tyre, pyetje që kanë lidhje me shërbimin ndaj klientit etj,” thotë ai.

Prandaj, disa kompani i kushtojnë të njëjtën vëmendje si faqes së tyre ueb edhe rrjeteve sociale. Ato kanë hapur dhe mirëmbajnë llogari në Facebook, Google+, YouTube, Twitter dhe Pinterest për të përditësuar konsumatorët me produktet apo shërbimet e fundit si dhe për ta bërë markën e tyre të njohur tek të tjerët.

A duhet ta mbyllni fare faqen tuaj ueb? Jo domosdoshmërisht. Por nëse doni vërtet të angazhoni vizitorët, duhet të përqafoni edhe mediat sociale.

Më poshtë po ju paraqesim gjashtë mënyra të thjeshta për të përfshirë mediat sociale në dizajnin e faqes dhe strategjinë tuaj të biznesit.

1. Njoftojini konsumatorët për rrjetet sociale ku keni llogari. Sigurohuni që në faqen tuaj ueb linqet apo butonat që të çojnë tek to janë të dukshme.

2. Lejoni që vizitorët të mund të regjistrohen në faqen tuaj përmes rrjeteve sociale. Kjo u shkurton atyre shumë kohë dhe e bën më të thjeshtë procesin e regjistrimit. Për më tepër gjërat e thjeshta i tërheqin më tepër njerëzit.

3. Bëjeni dizajnin e faqes suaj ueb “Social Media Friendly“. Kjo do të thotë, për shembull, mund të lidhni faqen tuaj me një furnizues që gjeneron postimet e reja nga faqja juaj në Facebook dhe i shfaq ato në një cep të faqes ueb.

4. Lejoni përdoruesit të shpërndajnë përmbajtjen e faqes suaj në rrjetet sociale. Bëhet fjalë për butonat “like it”, “pin it”, “tweet it” etj.

5. Përfshini vështrimet (reviews) nga Facebook-u tek faqja ueb.

6. Përfshini videot nga YouTube kur e shihni të arsyeshme. Faqet me video cilësore nga YouTube klasifikohen më lart në kërkimet në Google, veçanërisht nëse videoja ka shumë shikime. Për më tepër videot i mbajnë më gjatë përdoruesit në faqen tuaj.

Në fund ju kujtojmë se sot nuk ka kuptim të krijoni një uebfaqe dhe të mos e integroni me rrjetet sociale. Jo vetëm që rrezikoni të ulni vizitorët në faqe, por reduktoni njëkohësisht edhe mundësinë për ta bërë markën tuaj të njohur. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>