Aplikacione

6 mënyra se si t’i përdorni rrjetet sociale për të rritur produktivitetin tuaj

Sep 30 2013
0 Shpërndarje
6 mënyra se si t’i përdorni rrjetet sociale për të rritur produktivitetin tuaj

appsPërdorimi i rrjetet sociale tashmë është kthyer në trend botëror, por ky përdorim duket që na e shton ndjenjën e fajit për mungesë të efikasitetit si në punë, studime, apo në marrëdhëniet familjare duke mos iu kushtuar atyre shumë rëndësi gjatë qëndrimit me ta, për shkak të njoftimit të ri që merr për “pëlqimin” e fundit.

Më poshtë do të gjeni gjashtë rrugë se si t’i përdorni rrjetet shoqërore për të rritur produktivitetin tuaj në disa rrugë që mbase edhe nuk ju ka shkuar mendja.

1. Rikujtojani vetes që të ktheheni sërish ku mbetët

Mendojeni këtë si një rikthim në anë të kundërt të eksperimentit me qenin e Pavlovit që duhet t’iu shmanget vrimave të rrjetit shoqëror. Merrni një fletore të vogël dhe një lapës dhe mbajeni gjithmonë afër. Çdo herë që hyni në Facebook, Twitter, ose Google+ bëjeni një shenjë në fletore. Bëje organizimin e shenjave në bazë të ditës, pra grupoj shenjat që i keni bërë çdo ditë në grupe të ndara. Me kohë, ju do të vëreni se këto shenja mund të shtohen dhe me gjasë, kjo do të jetë një befasi për ju.

Sidoqoftë, sa herë që e lini një shenjë, aq më shpesh do ta kuptoni që jeni në media sociale. Në vend se të jeni duke e tërhequr poshtë furnizuesin tuaj me përditësime kot së koti, do të bëheni më të vetëdijshëm nga shenjat që i bëni. Për shkak të kësaj, mundësitë janë që do të jetë më e lehtë për ju që të largoheni nga faqja në të cilën jeni duke e përdorur së tepërmi dhe nuk po dilni.

2. Merrni çdo gjë me masë

Një opsion tjetër është përdorimi i mediave sociale me një masë të caktuar. Ju nuk keni nevojë që në vazhdimësi të kontrolloni Facebook-un, nuk është e nevojshme. Paramendojeni jetën tuaj në punë dhe atë që e kaloni në argëtim si një shujtë, në vend se ta mendoni si dietë. Ju do të shpenzoni më tepër kohë duke e ngrënë mishin (punën) se sa ta përtypni pak akullore për desert (koha e lirë).

Sikur shujta dhe deserti, puna dhe koha e lirë janë përzier. Nuk ka më punë gjatë tërë ditës dhe më pas të shkoni në shtëpi për pushim dhe argëtim. Në vend të kësaj, dita juaj mund të ketë një orë për thirrjet telefonike nga konsumatorët dhe më pas të bëni diçka tjetër. Me fjalë të tjera, punoni shumë dhe luani pak. Shpërblejeni veten kur të jetë e mundshme dhe sigurohuni që nuk jeni duke e prekur vazhdimisht numrin që sinjalizon për njoftimet që keni marrë. Nëse ia mundësoni vetes ato shpërblime të vogla, ju mund të befasoheni kur ta kuptoni që produktiviteti juaj në përgjithësi ka shënuar rritje.

3. Bashkëpunoni me të tjerët

Mediat sociale janë vende ku ne shkojmë në to për çfarëdo arsye dhe shpesh ato na parandalojnë që të kryejmë ndonjë punë. Sidoqoftë, është e mundshme që të përdorni mediat sociale si mënyrë për të bashkëpunuar me skuadrën tuaj. Nëse jeni në zyre (ose për studentët, në klasë) vendosni përditësimet në një grup në Facebook dhe, nëse është e mundshme, bisedat në porosi. Google+ mund të ofrojë metoda të ngjashme për diskutim, por fatkeqësisht mund të mos jetë aq efektive për Twitter (përderisa ju nuk e ndjeni që jeni duke përdorur porosi të drejtpërdrejta në një bazë të afërt konstante). Kjo mund të shihet si një rrugë më pak profesionale për një skuadër komunikimi, por nëse është efektive për ju, atëherë pse të shqetësoheni? Tashmë e cekëm më sipër që puna dhe koha e lirë janë përzier. Kjo është thjesht një tjetër rrugë për të vendosur çdo gjë në një vend, duke ua mundësuar që të jeni më produktiv gjatë ditës.

4. Komunikoni më mirë me klientë

Mediat sociale nuk nënkuptojnë që ju duhet të ndërveproni vetëm me bashkëpunëtorët tuaj dhe profesionistët e tjerë. Nëse keni klientë dhe konsumatorë, atëherë ju mund t’i përdorni mediat sociale si një rrugë për t’u lidhur edhe me ta. Hapni murin tuaj në Facebook dhe llogaritë në Twitter për klientët dhe konsumatorët tuaj, ashtu që ata të mund të lidheni po ashtu me ju në një ambient familjar. Shërbimi për konsumatorë mund të menaxhohet këtu, duke iu mundësuar që të ndihmoni ata për të cilët jeni duke punuar dhe të keni një përvojë më produktive duke përdorur mediat sociale. Duke e pasur këtë në mendje, mbajeni në mend që përzierja e llogarive tuaja personale dhe profesionale nuk rekomandohet. Ju mund të hapni një Faqe për biznes ose për të përdorni ndonjë rrjet tjetër për qëllime të ndryshme.

5. Miqësohuni me persona në fushën tuaj

Një mënyrë për të qenë produktiv është duke u rrethuar me persona të tjerë produktiv. Mbani vëmendje për ata që janë në fushën tuaj dhe miqësoni ata përgjatë mediave sociale! Mundësitë janë që ata do të postojnë ndonjë artikull dhe informacion që ka të bëjë me punë, që mund të ju shërbej juve.

Këta njerëz janë mbështetja dhe gara juaj dhe duke i parë frutat e punës së tyre (për shembull, le të themi që ata janë “freelancer” në disa fusha të tjera profesionale), kjo mund të shërbejë si motivim për ju që të vazhdoni progresin tuaj. Përveç të tjerash, ju edhe mund të punoni me ta duke diskutuar për mundësitë e shumta profesionale.

Një mënyrë tjetër për ta bërë këtë është duke iu bashkuar komuniteteve ose individëve që kanë të njëjtin profesion sikur ju. Facebook ka shumë Faqe dhe grupe që kanë të bëjnë me punë të ndryshme, ndërsa Google+ dhe Twitter ofrojnë shumë profesionistë të cilët mund t’i ndiqni. Sigurohuni që ata janë motivuesit tuaj.

6. Publikoni progresin tuaj

Mbase mund të keni parë disa postime në lidhje me progresin e shokëve tuaj të cilët janë duke treguar që kanë humbur peshë së fundi. Për disa, mund të jetë telashe, për të tjerë mund të jetë një mënyrë për t’i mbështetur shokët e tyre.

Ju nuk duhet të tregoni çdo gjë për peshën tuaj, por ju mund të publikoni fotografi dhe përditësime për të arriturat tuaja në punë. Diskutoni për ato me të cilat jeni marrë. Duke publikuar dëshmi të punës suaj, njerëz të tjerë mund të ju marrin në llogari për atë që jeni duke e bërë. Mos postoni shumë. Ju mund të

bezdisni dikë dhe mund të dekurajoni veten duke mos i arritur qëllimet tuaja. Përdorni gjykimin tuaj – vlerësoni se kur është tepër.

Nëse nuk pajtoheni me këto këshilla, apo keni gjetur ndonjë mënyrë tjetër e cila mund të rris produktivitetin tuaj duke përdorur rrjetet sociale, atëherë ndjehuni të lirë të komentoni më poshtë. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>