IT Organizate

6 hapa të thjeshtë për të kaluar IPv6

Jul 20 2011
0 Shpërndarje
6 hapa të thjeshtë për të kaluar IPv6

Rregullimi i uebfaqes tuaj që të përkrah teknologjinë IPv6 s’duhet të jetë i shtrenjtë dhe i rëndë. Këtu do të gjeni gjashtë hapa të thjeshtë drejt adaptimit të IPv6 nga kompanitë që tashmë janë duke ofruar përmbajtje IPv6:

1. Merrni inventarin e harduerit dhe softuerit të cilin e përdorni për të përkrahur uebfaqen tuaj dhe mësoni se cilat pajisje dhe softuerë duhet të përmirësohet për të përkrahur trafikun IPv6. Sigurohuni që mund të merrni lidhje IPv6 nga ofruesi i juaj ISP dhe i shërbimeve DNS.

2. Krijoni një plan kalimi në IPv6 që është pjesë e planit të përgjithshëm për trafikun dhe kapacitetet dhe gjithashtu duke patur parasysh ueb shërbimet e reja që planifikoni të lançoni.

3. Rezervoni fondet për trajnimet IPv6 dhe përmirësimet e lidhura me rrjetat IPv6 në IT buxhetin për vitin 2012. Disa qindra mijëra dollarë do të duhej të mjaftonin, pos nëse jeni një ofrues i madh shërbimesh.

4. Konsideroni vendosjen e pajisjeve përkthyese përballë ueb infrastrukturës si një mënyrë të shpejtë për të vënë në dispozicion përmbajtjen tuaj IPv4 për përdoruesit e IPv6. Një opsion tjetër i shpejtë dhe i lehtë është të outsource-oni ueb infrastrukturën tuaj në një rrjet ofrues përmbajtjesh që do të përkrah përkthimin IPv6-në-IPv4 në cloud.

5. Filloni të eksperimentoni me IPv6 qysh tani. Sigurohuni të testoni si do të punoj trafiku i bazuar në IPv6 në të njëjtin harduer dhe softuer që përdorni për të përkrahur ueb faqet dhe shërbimet tuaja. Keni kujdes që shumica e produkteve nuk ofrojnë barazi ndërmjet shërbimeve IPv4 dhe IPv6.

6. Merrni pjesë në testimin e ardhshëm të IPv6 që është planifikuar për shkurt të vitit 2012.

Lajmet e fundit>