Mobile

6 gjëra që ju bllokojnë Wi-Fi dhe si ti rregulloni

May 22 2011
0 Shpërndarje
6 gjëra që ju bllokojnë Wi-Fi dhe si ti rregulloni

altJu duket i ngadalshëm rrjeti i juaj wireless? Një studim i fundit nga Epitiro, një firmë analitike për broadband e vendosur në Britani të Madhe, tregon që konsumatorët humbin mesatarisht deri në 30% të shpejtësisë së të dhënave në lidhjen e tyre broadband, kur ata përdorin lidhje Wi-Fi në shtëpitë e tyre.

Pse ngadalësimi? Ndoshta keni dëgjuar që pajisjet elektronike shtëpiake si, furrat e mikrovalëve, monitorët e foshnjave, dhe telefonat pa kabllo, vështirësojnë performancën e Wi-Fi. Që të dallojmë faktet nga supozimet, kemi bërë disa hulumtime dhe jemi konsultuar me ekspert të kësaj fushe: Nandan Kalle, menaxher i njësisë biznesore për rrjet në prodhuesin e ruterëve, Belkin.

 

1.       Armiku publik numër një: Rrjetat Wi-Fi të fqinjëve tuaj

“Do të thosha që burim kryesor i interferencës sot për shumicën e njerëzve janë rrjetat Wi-Fi të fqinjëve tuaj,” thotë Kalle. Problemi është që shumica e pajisjeve Wi-Fi operojnë në një bend të ngarkuar 2.4 GHz. “Në parim janë tri kanale të pabllokueshme. Unë gjithmonë e përshkruaj si një rrugë me tre shirita që janë shumë tepër të zënë,” shton Kalle.

Nëse ju përdorni një ruter 2.4GHz dhe jetoni në një rreth shumë të banuar, rrjetet Wi-Fi të fqinjëve tuaj mund të ndërhyjnë në rrjetin tuaj, duke ndikuar në performancën dhe shtrirjen e rrjetit tuaj wireless.

Zgjidhja: Bleni një ruter dual-band që vepron njëkohësisht në 2.4GHz dhe 5GHz. Përderisa fusha 2.4GHz është e nevojshme që të përkrah pajisjet e vjetra Wi-Fi, 5GHz “është pothuajse si një rrugë 11 shiritësh për të cilën askush nuk ka dëgjuar akoma,” thotë Kalle. “Aty ka shumë më pak ngjeshje.”

Pajisjet e reja Wi-Fi, përfshirë tabletat si Apple iPad dhe Motorola Xoom, TV e gatshëm me internet që përfshijnë Wi-Fi të integruar, konsolat e lojërave, dhe laptopët biznesor, të gjithë janë dual-band. “Të gjithë veprojnë në fushën 5GHz. Ato mund të shfrytëzojnë avantazhin në rrugën e lirë, dhe kjo vërtetë do të ndihmojë,” thotë Kalle.

Është me rëndësi të blini ruter që përkrah njëkohësisht edhe 2.4GHz dhe 5GHz, si Linksys E2500 i Cisco që kushton rreth 100$. Disa ruter të vjetër dual-band lejojnë vetëm një band të funksionoj në të njëjtë kohë që është një problem nëse keni pajisje të vjetra Wi-Fi (siç kanë shumica e njerëzve), sepse ju duhet të largoheni nga ruteri juaj 2.4GHz. “S’do të keni ndonjë përfitim nga modeli 5GHz,” vazhdon Kalle.

Kur kërkoni për një ruter të ri, shikoni një pajisje dual-band, 802.11n MIMO, që zakonisht ka të shkruar “N600”. “N” i referohet 802.11n, një standard ndërkombëtar Wi-Fi i aprovuar më 2009. Teknologjia MIMO (multiple input, multiple output) sjell një fushë më të gjerë duke përdorur antena të shumëfishta për të transmetuar dhe pranuar të dhëna. Dhe “600” i referohet të dy fushave, secila transmeton nga 300 megabit për sekondë.

 

2.       Pajisjet Elektronike Shtëpiake

A po sabotojnë filmin tuaj në Netflix, furra e mikrovalës, telefoni pa kabllo, apo monitori i foshnjës? Ndoshta.

Shumica e problemeve me telefona pa kabllo dhe mikrovalë përfshijnë produkte që përdorin fushën 2.4GHz. Shumica e monitorëve të foshnjave veprojnë në 900MHz dhe s’do të pengonin Wi-Fi tuaj. Sidoqoftëë, shumica e monitorëve wireless janë 2.4GHz, të cilët mund të pengojnë me 802.11g ose një fushë të vetme në ruterët 802.11n.

Zgjidhja: Kur të zgjedhni një monitor foshnjash, kërkoni një model 900MHz si Sony 900MHz BabyCall Nursery Monitor që kushton diku rreth 45$ ose mund të merrni një sistem të pajtueshëm Wi-Fi si WiFi Baby 3G që kushton rreth 272$ dhe lidhet me rrjetin tuaj wireless që tashmë posedoni.

Telefonat e rinj pa kabllo si Panasonic KX-TG6545B që kushton rreth 140$ përdorin teknologjinë DECT 6.0 dhe fushën 1.9GHz, jo fushat 2.4GHz apo 5.8GHz.

 

3.       Pajisjet Bluetooth

Pajisjet e vjetra Bluetooth kanë ndërhyrë në rrjetet Wi-Fi, por ato ditë janë pjesë të kaluarës tani.

“Gjatë viteve të fundit, prodhuesit e Bluetooth dhe Wi-Fi kanë implementuar teknika specifike për të minimizuar interferencën,” thotë Kalle.

Zgjidhja: “Shumica e njerëzve zëvendësojnë celularët e tyre çdo dy-tri vite, prandaj nëse nuk keni ndonjë celularë ose pajisje Bluetooth vërtetë të vjetër, gjasat janë të vogla që Bluetooth të ndërhyj Wi-Fi, tuaj”, shtoi Kalle.

 

4.       Njerëzit

Ju kujtohet nga ora e biologjisë në shkollë që trupi i njeriut përbëhet kryesisht nga uji, nga 45% deri në 75% varësisht nga mosha dhe aktiviteti juaj. Edhe uji mund të pengoj shpejtësinë e Wi-Fi.

“Për shembull, le të themi që dhoma juaj është e mbushur dhe ju keni një festë. Kjo në fakt mund të pengoj sinjalin tuaj Wi-Fi, por ndodh vetëm në raste ekstreme. Kur ne testojmë Wi-Fi në laboratorë dhe provojnë të jemi shumë të saktë me rezultate, ne duhet të sigurohemi që nuk qëndrojmë përball[ antenës sepse do të ndikonim në performancën e saj,” shtoi Kalle.

Edhe lagështia mund të ndikoj në shpejtësinë e Wi-Fi, por jo aq sa që një përdorues mesatar do të vërente këtë.

Zgjidhja: Relaksohuni. Mos u brengosni për lagështin, ose ato qese të mbushura me ujë që quhen njerëz. Mbi të gjitha, ju s’mund të kontrolloni motin, dhe është jo e mençur që të jeni anti-shoqërorë vetëm që të keni performancë më të mirë të Wi-Fi.

 

5.       Aranzhimet e sigurisë

Në disa ruterë të nivelit të poshtëm (low-end), një aranzhim më i fortë i sigurisë në mënyrë relative mund të ndikoj në performancën e ruterit. Sidoqoftë, kjo s’do të thotë që duhet të fikni sigurinë në përgjithësi, ose të zbrisni në një nivel më të ulët të sigurisë.

Viteve të fundit, protokollet WPA (Wireless Protected Access) dhe WPA2 kanë zëvendësuar WEP (Wireless Encryption Protocol) më pka të sigurt dhe më të vjetër. Në ruterët jo të shtrenjtë që përdorin WEP, ngritja në WAP mund të ndikoj pak në performancë. Për dallim, pajisjet më të forta në përgjithësi kanë harduerin të dizajnuar në veçanti për kodimin WPA dhe WPA2, dhe si rezultat, protokollet e sigurisë s’do duhej të ngadalësonin Wi-Fi shpejtësinë në ruterë të nivelit të lartë (high-end).

Zgjidhja: Kalle përmendi rëndësinë e kodimit të ruterit. “Ju gjithmonë dëgjoni për vjedhjen e të dhënave, dhe është shumë lehtë në ditët e sotme të aktivizoni sigurinë,” thotë ai. Pasi që ruterët e sotëm kanë të aktivizuar sigurinë në kuti, përdoruesit nuk duhet të brengosen për konfigurimin e saj. Por, mos e ç’aktivizoni sigurinë, edhe nëse kjo të shpejtonte pakëz Wi-Fi tuaj.

 

6.       Softueri i vjetër

Pse të freskoni softuerin e ruterit tuaj? Epo, për përmirësime në performancë, dhe zakonisht për dy-tri veçori të reja.

“Kurdoherë që keni problem, kontrolloni nëse keni softuer të mirë. Ndonjëherë aty mund të ketë ndonjë vrimë, dhe prodhuesit e ruterit tashmë e kanë përmirësuar atë,” thotë Kalle.

Kur të blini një ruter të ri, gjithmonë është ide e mirë të kontrolli edhe softuerin e fundit për të.

Zgjidhja: Mbajeni softuerin e ruterit të freskuar me të fundit gjithnjë. Me pajisjet më të vjetra, ju do të duhej të keni qasje në ndërfaqen administrative të ruterit, zakonisht me një ueb-shfletues, që të kontrolloni për freskime. Procesi po lehtësohet edhe më shumë. “Ruterët tanë kanë një aplikacion, pothuajse si iTunes, që ju tregon
kurdoherë që një freskim është i gatshëm. Përdoruesi mund të freskoj pajisjen duke shtypur vetëm një buton,” përfundon Kalle

Edhe punët në ruterin tuaj mund të ju duken misterioze, duke ndjekur këto sugjerime të thjeshtë ju mund të përparoni në lidhje me sigurinë dhe efikasitetin e ruterit tuaj wireless.

Lajmet e fundit>