Slider

51% e amerikanëve besojnë që stuhitë ndikojnë në teknologjinë cloud

Sep 9 2012
0 Shpërndarje
51% e amerikanëve besojnë që stuhitë ndikojnë në teknologjinë cloud

Një studim i ri ka gjetur që një përqindje e madhe e amerikanëve janë pak në hamendje në të kuptuarit se çfarë në fakt është informatika cloud.

Një studim nga Wakefiled Research për ndërmarrjen në cloud Citrix, anketoi 1006 adoleshentë amerikanë të moshës në mes 18 vjeç e më lartë, se çfarë dijnë ata për cloud.

Rezultatet në të vërtetë ishin jobefasuese, kur merret parasysh përdorimi i termeve teknologjike për njerëzit që nuk janë të familjarizuar me teknologjinë.

Pjesa më e madhe e të anketuarve – 29 për qind – menduan që “cloud” ka të bëjë diçka me meteorologjinë, ndërsa vetëm 16 për qind së pari menduan për informatikë. 51 për qind e respondentëve besojnë që një stuhi do të mund të kishte një rol shkatërrues në informatikën cloud.

Sidoqoftë, një në pesë të anketuarit pranuan që mendonin se e dinë se çfarë ishte informatika cloud dhe tre në pesë nga të anketuarit besojnë që cloud është “vendi i ardhshëm i punës”.

Çalimi për këtë njohjen e kësaj gjëje nuk nënkupton që teknologjia është e paqasshme. Derisa 54 për qind thanë që ata kurrë nuk kanë përdorur cloud, 95 për qind e të gjithë të anketuarve në fakt përdorin cloudin për veprime bankare online, blerje online, rrjete sociale, lojëra online, për ruajtje dhe shkëmbim të skedarëve, pa e njohur në të vërtetë atë. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>