Internet

500.000 përdorues i japin Wikipedia-s 16 milionë dollarë

Jan 27 2011
0 Shpërndarje
500.000 përdorues i japin Wikipedia-s 16 milionë dollarë

Më 15 nëntor 2010, Wikipedia shpalli publikisht objektivin e saj për të marrë 16 milionë dollarë si ndihmë për buxhetin e parashikuar prej 20 milionë dollarësh. Për javë të tëra, pllakate marketingu në këtë faqe u kërkonin përdoruesve që të dhuronin para dhe 1 janar 2011, fondacioni lajmëroi se qëllimi ishte arritur. Për vetëm 50 ditë, Wikipedia qe e suksesshme në marrjen e këtij donacioni të madh për kohën më shkurtër deri tani: 500.000 përdorues nga 140 shtete kanë dhënë një kontribut me vlerë mesatarisht 22 dollarë. Financimi në vitin 2009 ishte vetëm 8 milionë dollarë nga 240.000 kontribuues individualë.

“Ne dëshirojmë të falënderojmë çdo dhurues tonin që na e kthyen këtë vit në një sukses. Unë personalisht dua të falënderoj komunitetin prej një mijë anëtarësh që na ndihmuan të shkruajmë mesazhet me tekst, kërkesat, përkthyen pllakatet dhe letrat në më shumë se 80 gjuhë të botës”, tha në një deklaratë Philippe Beaudette, kryetari marrëdhënieve me lexuesit e Wikipedia-s. Në mesin e këtyre gjuhëve radhitet edhe gjuha shqipe.

“Me përmbylljen e financimit vjetor, ne jemi duke kaluar në fazën e kontributit të fushatës. Ne do të do të vendosim pllakate të reja në ditët e ardhshme për të falënderuar secilin prej kontribuuesve që u bashkua me shpirtin e ndërtimit dhe përhapjes së suksesshme të vlerës së diturisë njerëzore të disponueshme për të gjithë.”

Lajmet e fundit>