Internet

50 milionë shkarkime të Apache OpenOffice brenda një viti

May 19 2013
0 Shpërndarje
50 milionë shkarkime të Apache OpenOffice brenda një viti

apache open officeVetëm pak ditë para se të mbushej një vit nga lançimi i versionit të parë të OpenOffice nga Apache Foundation (8 maj 2012), projekti regjistron mbi 50 milionë shkarkime të suitës open source.

Mbi 80% e këtyre shkarkimeve vijnë nga përdoruesit e Windows-it, ndërsa pjesa tjetër janë bërë nga përdorues të Mac OS X dhe Linux. Me kalimin e kohës u vu re se përqindja e përdoruesve të Windows-it që shkarkonin suitën filloi të rritej, ndërsa ajo e Linux ka mbetur disi e qëndrueshme në rreth 5%.

Pjesa më e madhe e përdoruesve Windows që kanë shkarkuar OpenOffice kanë pasur kompjuterë me Windows 7 (rreth 60%), të ndjekur nga ata me XP (rreth 30%). Shkarkimet nga Windows 8 ia kaluan Vista-s në fillim të këtij viti dhe që prej atëherë kanë pësuar rritje të qëndrueshme. Ajo që ngre shqetësime është numri i shkarkimeve që vijnë nga përdoruesit e Linux, ndoshta për arsyen se pothuajse në të gjitha versionet gjendet LibreOffice.

Natyra e shpërndarë e shkarkimeve të LibreOffice mes distributorëve të ndryshëm e bën të vështirë, për të mos thënë të pamundur, krahasimin e shkarkimeve me Apache OpenOffice. Këto të fundit regjistrohen në SourceForge, të cilët menaxhojnë shkarkimet në emër të Apache OpenOffice.

Gjithsesi, 50 milionë shkarkime brenda një viti është një arritje mjaft e mirë, veçanërisht duke marrë parasysh se 10 milionë prej tyre u bënë nga muaji mars e më vonë. Për të bërë një krahasim, LibreOffice deklarohet se ka pasur 15 milionë shkarkime unike në të gjithë suitën e saj brenda vitit 2012. (CIO Albanian)

Tags >

internet
Lajmet e fundit>