Slider

5 vjeçari vendos dorë roboti

Feb 18 2013
0 Shpërndarje
5 vjeçari vendos dorë roboti

RobotJeta e një 5 vjeçari nga Afrika e Jugut ka ndryshuar kur atij iu vendos një dorë mekanike e punuar në printerin 3-d si pasojë e një defekti lindjeje ku i mungonin gishtat.

Kjo mund të jetë zgjidhja për shumë njerëz që kërkojnë proteza me kosto të ulët si pasojë e aksidenteve të ndryshme. Djali i quajtur Liam u bë subjekt i punës së Ivan Owen, një artist mekanink nga Uashingtoni. Ai po bashkëpunonte me Rich Van As, një punonjës druri i cili kishte humbur gishtat në një aksident në punë. Nëna e Liam pa në internet blogun e tyre si dhe projektin për një dorë roboti që po krijonin.

“Kurrë nuk e kisha bërë lidhjen nëpërmjet asaj çfarë po bëja dhe aplikimit në praktike,” tha Owen për ABCNews.com. Ata vendosën të punonin mbi Liamin e vogël dhe ti jepnin atij dorën e vet personale. Tani Liam mund të hedhë një top, të shtyjë një karrocë apo të ngrejë objekte duke përdorur protezën e tij.

Owen dhe Vans As u takuan për herë të parën në Afrikën e Jugut dhe pjesa më e madhe e bashkëpunimit të tyre u krye online. Pasi plani i tyre funksioni për Liamin, Owen tha se ëndrra e tij ishte të krijonin një organizatë jofitimprurëse për të edukur njerëzit se si mund të krijohen këto aparatura.

“Ne duam tu japim njerëzve materialet, pjesët dhe njohuritë, më pas dikush nga komuniteti mund ti ndihmojë ata të përfundojnë projektin. Ne e shikojmë si një mënyrë shumë realiste që kjo ide t’u vijë në ndihmë njerëzve në nevojë kudo që ata janë”. (CIO Albanian)

Tags >

robot
Lajmet e fundit>