Business & Management

5 sekrete lidershipi për të pasur sukses gjatë bashkëpunimit në biznes

Jul 30 2013
0 Shpërndarje
5 sekrete lidershipi për të pasur sukses gjatë bashkëpunimit në biznes

LidershipBashkëpunimi është një nga pikat më të forta të bizneseve. Nëse nuk ka bashkëpunim, gjërat mund të vështirësohen dhe nuk do të duhet shumë kohë para se biznesi të fillojë të dështojë. Prandaj, udhëheqja duhet të fokusohet jashtëzakonisht tek bashkëpunimi për të sjellë sukses. Megjithatë, bashkëpunimi arrihet jo shpeshherë dhe jo gjithmonë është i lehtë për ta arritur. Të bashkosh njerëzit duke i bërë ata më produktivë dhe efiçentë është një testim i rëndësishëm për këdo që është lider i kompanisë.

Avantazhi i liderëve të sotëm është se teknologjia është një mjet i shkëlqyer për të siguruar më lehtësisht bashkëpunim. Më poshtë do t’ju paraqesim pesë mënyra se si të realizoni bashkëpunimin.

1. Ndërtoni një infrastrukturë online për të mësuar dhe të komunikuar. Një “framework” që t’i ndihmojë njerëzit të njohin njëri-tjetrin. Rrjetet sociale janë një ndër mjetet më të fuqishme që krijojnë bashkëpunim mes njerëzve. Ato funksionojnë 24 orë në ditë.

2. Vendosni kufizime. Bashkëpunimi nuk është e njëjta gjë me të qenurit shokë të ngushtë. Secili duhet të respektojë hapësirën dixhitale të personave të tjerë. Fillimisht nuk duhet të bëhen pyetje personale, sepse ka njerëz që duan ta mbajnë private jetën e tyre. Në bisedat me njerëzit e rinj, nëse këta të fundit tregohen të rezervuar, atëhere është e drejta e tyre dhe kjo gjë duhet respektuar.

3. Mos i mbani përbrenda gjërat që ju shqetësojnë. Në këto raste, flisni me njerëzit që besoni më tepër. Është më e lehtë të zgjidhen gjërat kur keni mundësi të flisni me personat tek të cilët keni besim.

4. Nxitni frymëzimin. Nxitini njerëzit të sjellin sendet që i kanë qejf. Për shembull, ato mund të jenë filxhani i kafes me një motiv apo figurë që i frymëzon. Janë gjëra të vogla që i bëjnë njerëzit të ndihen të gjallë dhe plot kreativitet.

5. Jini vetvetja. Ky është çelsi për çdo njeri të suksesshëm. Pse? Sepse suksesi në bashkëpunim nuk vjen kur tregohemi njerëz të shtirur, por vetëm nese jemi vetvetja. (CIO Albanian)

Tags >

biznes
Lajmet e fundit>