Siguri

5 rreziqet kryesore për Social Media

May 31 2011
0 Shpërndarje
5 rreziqet kryesore për Social Media

altPlatformat social-media si Twitter, Facebook, dhe LinkedIn vazhdimisht janë duke gjetur përdorimin nëpër ndërmarrje të cilat i përdorin këto për të komunikuar me konsumatorët, ndërtimin e brendeve të tyre dhe për të komunikuar informata anembanë pjesës tjetër të botës.

Por, social-media për ndërmarrje nuk janë vetëm për “pëlqime”, “miqësime”, “votime” ose “favorizime”. Për organizatat ekzistojnë disa rreziqe të vërteta për përdorimin e social-medias, që nga dëmtimi i brendit deri te zbulimi i informatave që mund të shpien në akuza gjyqësore.

Më poshtë mund të gjeni pesë rreziqet kryesore për social-media:

5. Aplikacionet mobile

Zhvillimi i social-media është i lidhur ngushtë me revolucionin e “kompjuterizimit” të celularëve, që ka nxitur një përhapje të gjerë të zhvilluesve të aplikacioneve mobile. Natyrisht, sido që të përdorni pajisjet mobile, personale apo të kompanisë, punëtorët zakonisht shkarkojnë dhjetëra aplikacione, sepse munden ta bëjnë këtë.

Nganjëherë ata shkarkojnë më shumë se sa që është kapaciteti. Në fillim të marsit, Google largoi nga tregu i saj i Androidëve më shumë se 60 aplikacione që përmbanin softuer malinj. Disa nga malware të gjetur  ishin dizajnuar që të zbulojnë informatat private të përdoruesit për palët e treta, të kopjohen në pajisje tjera, të shkatërrojnë të dhënat e përdoruesit dhe edhe të luajnë rolin e pronarit të pajisjes.

Dhe gjithë kjo sepse kjo loja e re do të duhej të ishte edhe më e mirë se Angry Birds!

4. Inxhinieria sociale

Gjëja e preferuar e mashtruesve kudo, inxhinieria sociale ka qenë vërdallë qysh para rrjetave të kompjuterëve. Por, rritja e internetit e bëri më të lehtë për vjedhësit dhe artistët e mashtrimeve të gjejnë viktima potenciale të cilat kanë një pikë të butë në zemrën e tyre për mbretërorët nigerian.

Social media ka kaluar në një shkallë më të lartë rreziku për dy arsye: 1) Njerëzit janë më të gatshëm se kurrë të japin informata personale për vetveten me anë të Facebook, Twitter, Foursquare dhe Myspace, dhe 2) platformat social-media inkurajojnë një nivel më të lartë besueshmërie të rrezikshme. Dhe si rrjedhojë kjo shpien deri tek zbulimi i një sekreti të kompanisë tuaj miqve. Dhe ky mik i juaji mund të jetë në gjendje të ju ndihmojë vetëm nëse i jepni fjalëkalimin që të qaset në një dosje të mbrojtur që gjendet në rrjetin e korporatës tuaj. Vetëm një herë.

3. Rrjetet shoqërore

Nganjëherë hakerët sulmojnë mu në qendër, në burim, duke injektuar kod malinjë në një faqe shoqërore, përfshirë reklamat e brendshme dhe aplikacionet e palëve të treta. Në Twitter, URL-të e shkurtuara (të popullarizuara për shkak të kufirit prej 140 karaktereve për “cicërimë”) mund të përdoren për të mashtruar përdoruesit që të vizitojnë faqe malinje që mund të ekstraktojnë informata personale (dhe të korporatës) nëse qaseni me anë të kompjuterit të punës. Twitter është veçanërisht i cenueshëm me anë të kësaj metode sepse është lehtë të “ri-cicërosh” një postim ashtu që mund të shihet nga qindra e mijëra njerëz.

2. Punëtorët tuaj

E keni ditur që do të ndodh, por edhe punëtorët më të përgjegjshëm gabojnë në gjykime, bëjnë gabime ose lejojnë emocionet t’i udhëheqin ata. Askush s’është i përkryer tërë kohën.

Por, të merreni me një koment të pamatur në zyrë është një gjë; nëse komenti është bërë nga një llogari social media e lidhur me punë, atëherë ai është përhapur dhe s’mund të korrigjohet. Vetëm pyeteni PR nën presidentin e kompanisë Ketchum, James Andrews, i cili para dy viteve ishte pushuar nga puna pas një “cicërime” të pamatur duke nënçmuar qytetin e Memphis-it, që është vendlindja e një klienti të vogël të firmës së tij të quajtur FedEx, dhe këtë një ditë para se të bënte një prezantim para më shumë se 150 punëtorëve të FedEx (dhe atë për temën e medias digjitale!).

“Cicërima” ishte zbuluar nga punëtorët e FedEx, të cilët kishin dërguar porosi e-maili të inatosura tek udhëheqësit e tyre duke protestuar dhe hamendësuar pse FedEx po shpenzonte para në një PR firmë përbuzëse nga New York, derisa punëtorët e tyre po ballafaqoheshin me ulje pagash prej 5% për shkak të recesionit të rëndë. Andrews u detyrua të bëj një kërkim falje publike dhe shumë turpëruese.

Mos harroni, ky nuk ishte një punëtor i nivelit të mesëm që s’kishte të bënte me misionin e korporatës. Ky ishte një drejtor i nivelit të lartë që dëmtoi brendin e kompanisë duke rrezikuar edhe kredibilitetin e saj. Paramendoni se çfarë do të mund të bënte një punëtor i nivelit të ulët që s’ka investuar kushedi sa në punën e tij, me anë të veglave të social medias dhe një çip në shpatullën e tij.

1. Mungesa e policave për social media

Kjo krejtësisht varet nga ju. Pa policë për social media të ndërmarrjes tuaj ju po ftoni një tmerr. Ju s’mund thjesht të urdhëroni punonjësit tuaj që të “paraqiten” menjëherë në social-media. Duhet ti shfaqni qëllimet dhe parametrat të iniciativës së firmës tuaj për social-media. Përndryshe ju do të gjeni atë çfarë po kërkoni – kaos dhe probleme.

Kush është i lejuar të përdor social-media në emër të organizatës dhe çfarë janë të lejuar të bëjnë dhe të thonë janë dy pyetjet kryesore të cilat duhet të përgjigjen me anë të policës së social-media. Ju duhet të qartësoni tërë këtë ose punëtorët do të marrin vendime në vete, ashtu siç e shohin të drejtë. Ju duket kjo si gjë e mirë?

Edhe dy çështje shumë të rëndësishme janë të lidhura me policën e social-media: 1) Organizatat duhet të drejtojnë trajnim të duhur për punëtorët, edhe nëse vetëm sa për të sqaruar gjërat në lidhje me policat e social-mediave, dhe 2) Një iniciativë për social-media ka nevojë për një koordinator dhe përkrahës. Dhe kjo do të thotë një social-media menaxher.

Chris Nerney është gazetar i lirë që mbulon teknologjinë, social-median dhe fitnesin. Ai shkruan për bllogun Tech Business Today për tema të lidhura me IT.

Lajmet e fundit>