IT Organizate

5 pozicione hibride në IT për të cilat ka nevojë biznesi juaj në vitin 2014

Feb 1 2014
0 Shpërndarje
5 pozicione hibride në IT për të cilat ka nevojë biznesi juaj në vitin 2014

Social ResponsibilityËshtë e qartë që axhenda e korporatës suaj për vitin 2014 do të dominohen nga integrimi i një sërë aftësish në një pozicion të vetëm pune. Këtu përfshihet analiza e të dhënave me kapacitet të madh, cloud computing, teknologjia mobile, mediat sociale etj.

Punëmarrësit do të vazhdojnë të ndjekin punonjës që kanë talente në shumë dimensione – kombinime nga teknologjia, domeinet, biznesi, proçeset e punës, aftësitë ndërpersonale etj. Gjithçka lidhet me përshtatjen e pozicioneve të zakonshme të IT-së për të sjellë sa më shumë vlerë për biznesin dhe për të pasur sa më tepër impakt në mjedisin që e rrethon.

Ndërthurja e aftësive varet nga lloji i biznesit që drejtoni, megjithatë, në vija të përgjithshme, këto janë ndër pesë rolet më të rëndësishme hibride në IT për të cilat ka nevojë organizata juaj në mënyrë që të vazhdojë të konkurrojë bindshëm gjatë këtij viti:

1. Arkitektë kompanish të cilët e kuptojnë cloud-in.

Kompanitë do të kenë nevojë për arkitektët që kanë njohuri të thella në cloud-in publik dhe atë privat, në të gjitha format (platformë, softuer, infrastruktura-si-shërbim), së bashku me aftësi për të kuptuar zgjidhjet dhe aktorët që e shoqërojnë. Këta persona duhet të jenë në gjendje të punojnë me zhvillues, inxhinierë dhe analistë për të krijuar një strategji cloud-i.

2. Analistë biznesi me aftësi të integruara në të menduar

Sot kompanitë po kërkojnë jo thjesht analistë specifikë për domeine të caktuara brenda tyre – financa, marketingu, operacionet, logjistika, shitjet. Ata kërkojnë tashmë që këta punonjës të kuptojnë për shembull se si do të funksionojë një analitikë cloud-i apo të dhënash në departamentin e marketingut.

3. Profesionistë të sigurisë me aftësi në marketing

Me gjithë ngjarjet e fundit në fushën e sigurisë, si vjedhja e të dhënave të përdoruesve nga Target apo programi i spiunazhit të NSA-së, nuk mendoni se mund ta shisni biznesin duke u bazuar në sigurinë. Sot kompanitë nuk kanë nevojë thjesht për profesionistë të mirëfilltë. Ato duan njerëz që riskun e teknologjisë ta përkthejnë në riskun e biznesit, të flasin me njerëz të biznesit dhe t’i bindin ata duke folur gjuhën e tyre. Me pak fjalë, kanë nevojë për marketerë të mirë në fushën e sigurisë në IT.

4. Profesionistë të bazave të të dhënave që sjellin struktura në vendet e pastrukturuara

Profesionistët që punojnë me Cassandra, HBase, MongoDB, CouchDB, NoSQL apo teknologji të tjera të të dhënave me kapacitet të madh, po marrin rritje rroge me 7 – 15%. Madje, ata paguhen mbi mesataren e profesionistëve të IT-së. Rreth 90% e të dhënave sot janë të pastrukturuara. Është koha që dikush të ndërhyjë dhe të vendosë rregull.

5. Inxhinierë softuerikë që bëjnë më tepër se thjesht gjenerimi i kodit

Zhvilluesit e zakonshëm gjenden me dyzina, por ata të vërtetët janë ata që i sjellin vlera kompanisë. Këta zhvillues nuk janë thjesht programistë. Ata e kuptojnë se si mendojnë klientët, mendojnë se si navigojnë ata në një program apo faqe interneti dhe se si i blejnë produktet dhe shërbimet. Këta profesionistë do të duhen në fusha si tregtia elektronike, zhvillimi i uebfaqeve, marketingu dhe mobile computing.

Tags >

it
Lajmet e fundit>