Internet

5 ndryshimet e mëdha në internet më 2012

Jan 30 2012
0 Shpërndarje
5 ndryshimet e mëdha në internet më 2012

Viti 2012 pritet të jetë 12 mujori më i rëndësishëm në historinë e internetit që ka nga fundi i viteve të 90ta kur ky shërbimi ndaloi së funksionuari si projekt hulumtues dhe u transformua në një makinë të rritjes ekonomike.

Këtë vit interneti do të përballet me disa çështje shumë të rëndësishme, e më kryesorja pritet të jetë kalimi nga versioni 4 i Internet Protocol në versionin 6. Gjithashtu kontratat kryesore të qeverisë federale të SHBA-ve për infrastrukturën dhe operacionet e internetit do të rishqyrtohen. Këto ngjarje mund të rezultojnë në ndryshime thelbësore edhe në mënyrën se si operon infrastruktura e internetit edhe si realizohen këto operacione.

 

1. Root serverët mund të kenë operator të ri

Ndërmarrja për emrat dhe numrat në internet, ICANN ka mbikëqyrur operacionet në root serverët e internetit që kur ishte themeluar në vitin 1998. Sidoqoftë kontrata e ICANN mbaron në muajin mars dhe mund të ndodh që pastaj funksionet e saja ti mbikëqyrë ndonjë tjetër organizatë e bazuar në SHBA.

Fermat e 13 root serverëve janë në maje të hierarkisë së DNS-ve, që lidhin emrat e domeneve me IP adresat e uebfaqeve. Deri tani këto operacione janë mbikëqyrë nga IANA (Internet Assigned Numbers Authority) që i raporton ICANN.

Në vend që të vazhdoj kontratën e ICANN për funksionin e IANA-s, qeveria e SHBA-ve ka hapur tenderë për oferta nga organizata tjera të bazuara në SHBA. Administrata Kombëtare për Informacion dhe Telekomunikime e SHBA-ve (NTIA) ka hapur tenderin me 10 nëntor të vitit të kaluar derisa ofertat e fundit janë paraqitur me 12 dhjetor. Kontrata e re për funksionet e IANA, do të vlej nga 1 prilli 2012 deri me 31 mars 2015.

 

2. Kompani e re mund të menaxhoj domenin .com

Domenet me prapashtesën .com që nga viti 1999 janë menaxhuar nga kompania Verisign. Ky lloj domeni është më i përhapuri në botë me rreth 100 milionë domene me .com të regjistruara vetëm muajin e fundit, nga 280 milionë sa janë regjistruar në total. Për të krahasuar më mirë popullaritetin e këtij domeni vlen të theksohet se një në dy domene ka prapashtesën .com, dhe që është pesëfish më i përhapur se domeni i dytë në botë, ai gjerman .de.

Kontrata e Verisign me ICANN ka filluar me 1 mars 2006 dhe përfundon me 30 nëntor 2012.

Sidoqoftë, ICANN ka vazhduar kontratën për menaxhimin e domenit .net me Verisign, në qershor të vitit të kaluar dhe do të zgjat deri në vitin 2017. Me këtë prapashtesë janë të regjistruara rreth 12 milionë faqe.

 

3. Do të shfaqen deri në 1000 domene të reja

Në janar të këtij viti, ICANN planifikon të shtoj qindra domene gjenerike si .hotel dhe .paris. këto domene njihen edhe gTLD – venerik top-leve domains. Ky plan kontrovers ka qenë në diskutim për 6 vite para se të merr dritën e gjelbër vitin e kaluar. Njëherë ky pritet të jetë edhe ndryshimi më i madh që ka pësuar interneti që nga formimi i ICANN.

Edhe më herët, në dy raste ICANN ka zgjeruar hapësirën e domeneve në internet. Në vitin 2000, ka shtuar shtatë shtesa përfshirë .biz dhe .info, dhe në vitin 2004 ka shtuar edhe tetë shtesa si .asia dhe .jobs. Asnjëra nga këto nuk ka pasur ndonjë sukses të konsideruar.

Megjithatë nëse plani i tyre i fundit ka sukses, ai mund ta ndryshoj botën e internetit në thelb. Në mesin e domeneve të reja që pritet të aprovohen janë edhe skripte në gjuhë tjera pos anglishtes; domene të lokalizuara për qytete dhe rajone; domene të lidhura me interesa specifike si dhe domene të lidhura me kompani dhe brende individuale.

 

4. Edhe 10 mijë uebfaqe do të përkrahin IPv6

Data e fundit për të gjithë agjencitë qeveritare të SHBA-ve për të përshtatur uebfaqet e tyre me IPv6 është 30 shtatori i vitit 2012. Do të jenë rreth 10 mijë uebfaqe që do të fillojnë të implementojnë teknologjinë IPv6 në SHBA gjatë këtij viti.

Mandati i miratuar nga administrata e presidentit Obama, por ndërfaqes publike, detyron agjencitë qeveritare që të përshtatin sistemet e tyre në teknologjinë IPv6 dhe për aplikacionet kliente internale që komunikojnë me serverët publik të internetit. Megjithatë për këto të fundit, afati i fundit është shtatori i vitit 2014. Agjencitë federale janë të detyruara të përshtatin menaxherin për tranzicion në IPv6 dhe të blejnë harduerin dhe softuerin e nevojshëm që përshtatet me proceset testuese për IPv6 të qeverive federale.

IPv6 përkrah një skemë adresore të zgjeruar që mund të përkrahë miliarda të pajisjeve që lidhen drejtpërdrejt me internet. Por, IPv6 nuk do të përshtatet me teknologjinë IPv4 që po harxhohet. Për këtë, operatorët ose duhet të zgjedhin të funksionojnë me të dyja protokollet, metodë e ashtuquajtur dual-stack ose të përkthejnë ndërmjet IPv4 dhe IPv6, një proces që mund të shtoj kostot.

 

5. Evropa do të mbetet pa adresa IPv4

Internet regjistruesi regjional evropian (RIPE) pritet të mbetet pa adresa IPv4 gjatë vitit 2012. Më saktë sipas disa hulumtimeve kjo do të ndodh me datë 22 korrik 2012.

Azia tashmë ka mbetur pa adresa IPv4, pos një rezerve të vogël për operatorët fillestar. Derisa adresat e Amerikës Veriore do të harxhohen në vitin 2013.

Harxhimi i adresave IPv4 në regjione të ndryshme do të vë presion mbi operatorët dhe ndërmarrjet amerikane të fillojnë tranzicionin e rrjetave të tyre në IPv6. Njëra nga këto kompani, Comcast tashmë ka paralajmëruar se do të ofroj shërbime në cilësinë IPv6 në mbarë SHBA-të gjatë vitit 2012.

 

 

Lajmet e fundit>