Karriere

5 mundësi të reja për CIO në 2011

Feb 24 2011
0 Shpërndarje
5 mundësi të reja për CIO në 2011

Shumica e CIO-ve me të cilët kam biseduar e shohin këtë vit si një mundësi për të krijuar risi në organizatat e tyre, zakonisht duke automativizuar veprimet nëpër zyra. Ky është një vend i mirë për t’ia filluar. Por një pjesë tjetër e CIO-ve janë duke parashikuar edhe mundësi të tjera përtej funksionimit efiçent dhe efektiv të IT-së; ata po eksperimentojnë edhe me teknologjitë e reja që mund të shtojnë fitimet, të përmirësojnë konkurrencën dhe të joshin konsumatorët e rinj.Ne i quajmë ata inovatorë të dyanshëm. Ja pesë fusha eksperimentuese që duket se kanë një potencial të vlefshëm për zyrat.

1. Cloud

Lëvizja po bëhet më e zëshme, por CIO-të me përvojë nuk po impresionohen shumë nga kjo thënie. Inovacioni në rritje ofron mënyra për të testuar dhe mësuar pa pasur nevojë për ndonjë eksperiment të rrezikshëm dhe të kushtueshëm. Provoni aplikacionet prototipa në një ambient të bazuar në web për të kuptuar se çfarë nënkupton kompjuterika cloud për organizatën. Për të dhënat jo kritike, vlerësoni ruajtjen e bazuarnë cloud në vend që të blini më shumë hapësirë.

Duke punuar në bashkëpunim me një CFO, CIO-të mund të provojnë modele të reja financiare për të kuptuar nëse cloud me të vërtetë ofron kursimet që premtohen shumë shpesh. Inovatorët e dyanshëm po shikojnë mundësitë përtej faktit që cloud mund të ndryshojë departamentin e IT-së dhe të eksperimentojë me mënyrat e reja të aftësive cloud, të cilat mund të ndikojnë më gjerësisht në një organizatë. Filloni bashkëpunimin me pjesët e tjera të biznesit për të eksploruar nëse aftësitë e bazuara në cloud janë kompatibile me arkitekturën ekzistuese dhe krijoni vlera në vend të kompleksiteteve të shtrenjta.

2. Njohja e lokacionit

Asetet e lëvizshme, punonjësit, automjetet, inventari ose edhe vetë konsumatorët përfaqësojnë një test atraktiv për eksperimentim. Çipet GPS vazhdojnë të pësojnë rënie në çmim dhe po bëhen të patjetërsueshme në smartphone, laptopë, tabletë dhe pajisje të tjera. Teknologjia RFID po vazhdon të përmirësohet. Komunitetet e interesit janë duke përdorur informacionin e vendndodhjes së konsumatorëve për të shtuar qarkullimin dhe shitjet. CIO mund të eksperimentojë me anë të teknologjisë për ndodhjen e lokacionit për të zbuluar mundësitë me risk të ulët dhe vlerë të lartë. Këto mundësi mund të mbështeten në gjurmimin e kohës reale për firmat e logjistikës ose prodhimin e analizave të thella të informacioneve të bazuara në lokacione, si lagjet me rrezikshmëri të lartë ekspozimi për një sigurues të pronës/fatkeqësive. 3.

Mobiliteti Sipas International Telecommunications Union të Kombeve të Bashkuara, ekzistojnë më shumë se 4.6 miliardë abonime mobile në mbarë botën. Në njërën anë, cilat janë nevojat dhe problemet që mund të adresoni midis këtij grupi të madh? Në anën tjetër, çfarë lloj përvojash mobile kërkojnë konsumatorët tuaj? Inovatorët e dyanshëm do t’i provojnë të dyja mënyrat për të krijuar vlera. Dhe kjo nuk ka të bëjë vetëm me lojërat, hartat apo të dhënat e motit. Gjatë këtyre festave aplikacionet e ndryshme u ofrojnë konsumatorëve fuqi të reja kur ata vizitojnë shitësit. Bisedoni me shitësit dhe udhëheqësit e shërbimit të konsumatorëve se si konsumatorët mund të përfitojnë duke përdorur aplikacionet celulare të kompanisë suaj. Mendoni përtej efiçencave dhe rreth shërbimeve të reja që mund të përmirësojnë vlerat tuaja dhe fitoni konsumatorë besnikë.

4. Mediat sociale

Inovatorët e dyanshëm do të fokusoheshin në paraqitjet e programeve për aplikacionet (API) si dhe të aplikacioneve të mediave sociale që janë zhvilluar që nga debutimi i smartphone-ve. Si mund t’ju ndihmojë një aplikacion i rrjeteve sociale që të nxitni efiçencën ndaj shërbimit të konsumatorëve? Si mund t’ju ndihmojë burimi cloud të përmirësoni dizajnin e produkteve të reja? Dhe më e rëndësishmja, si mund të gjenerohet informacioni përmes aktiviteteve të mediave sociale, të ruhet dhe të analizohet për t’ju ofruar një inovacionin real? CIO duhet të eksperimentojë të gjitha mundësitë e modulimit dhe të zgjerojë shërbimet e bizneseve duke hapur API-të tek palët e treta për të krijuar kosto të ulët shitjeje dhe për të arritur konsumatorët e rinj.

5. Virtualizimi i të dhënave

Smartphone-t tashmë u ofrojnë konsumatorëve shumë metoda për të vendosur fotot brenda një konteksti të ndryshëm vizual. Ekzistojnë me dhjetëra vegla falas nga burimet e respektuara. Në dhjetor 2010, Departamenti i Thesarit i SHBA-ve ka lançuar një dizajn të ri të webfaqes, duke përfshirë edhe vizualizimin e të dhënave për informacione si vlerat e interesit dhe të dhënat e Recovery Act. Bisedoni me skuadrën tuaj për mënyrat e vizualizimit të biznesit, teknologjinë dhe arkitekturën e informacionit në mënyrë që i tërë menaxhmenti të kuptojë atë që po thoni. Pyetni CFO-në nëse do të dëshironte të kishte raporte tradicionale dhe grafikë me të dhënat në kontekst. Tregojini edhe CMO-së se çfarë është e mundshme në analizimin e potencialit të tregut në baza ditore në një zonë të caktuar dhe paraqitini ato informacione në hartë.

Le të fillojë eksperimenti

Për një CIO që dëshiron të jetë një inovator i dyanshëm, automatizimi i operacioneve të zyrës dhe krijimi i konsumatorëve të vlefshëm do t’ia vlejë shumë, por duhet të ketë në mendje katër prioritete. Mbajeni eksperimentin në linjë me nevojat reale të biznesit. Krijoni një makinë inovacioni për gjenerimin e ideve të freskëta, për shembull, një skuadër të dedikuar, një konkurrencë ose një lidhje me një institucion akademik. Kërkoni ndihmë nga organizata për t’ju ndihmuar në këtë përpjekje dhe përdorni një hartë të pastër. Me çfarë teknologjish do të eksperimentoni sivjet? A do të zbuloni gjëra të reja duke vështruar pjesët e kryera apo do të jeni të dyanshëm?

Lajmet e fundit>