Internet

5 mënyra të përdorni Google SPYW

Jan 16 2012
0 Shpërndarje
5 mënyra të përdorni Google SPYW

Google ka lançuar një funksion të ri, mjaft kontrovers, që zgjeron kërkimin e përmbajtjeve të rretheve tuaja në Google Plus.

Shërbimi i ri quhet Search Plus Your World (Kërkoni Plus Botën Tuaj) dhe në kërkim përfshin materiale nga rrethi shoqëror Google+. Qysh në fillim ky shërbim i ri ka shkaktuar një valë dyshimesh për privatësinë nga autoritete të ndryshme rregullative si dhe kompanitë konkurruese. Për momentin asgjë zyrtare nuk ka rreth asaj nëse ky shërbim thyen privatësinë e përdoruesve, derisa vlerësimet e përdoruesve janë të përziera.

Dhe derisa autoritetet të vlerësojnë legalitetin e këtij shërbimi, ju si përdorues më poshtë do ti gjeni pesë mënyra për të shfrytëzuar në maksimum këtë shërbim të Google.

 

Kërkimi i njerëzve

Kërkimi Plus Bota Juaj (SPYW) e lehtëson mënyrën për të gjetur njerëzit në internet përderisa ata janë në Google+. Vetëm filloni të shkruani emrin e personit në kutinë për kërkim në Google.com dhe profili i tyre në Google+ do të shfaqet si autosugjerim. Kjo është shumë ndihmëse nëse keni nevojë të gjeni informata shtesë për një mik apo të njohur me të cilin nuk jeni të lidhur akoma në Google+, por i cili mund të jetë mik i ndonjë miku tuaj. Ju gjithashtu mund të përdorni SPYW të gjeni profilet e personave të njohur dhe artistëve në Google+.

Posa të klikoni në emrin e autosugjeruar, profili i tyre në Google+ dhe informatat tjera do të shfaqen në faqen e rezultateve të kërkimit. Ju gjithashtu mund të kërkoni për përmbajtje drejtpërdrejtë në profilin e tyre në Google+ nga kutia e kërkimit që gjendet në krye të faqes. Që të riktheni kërkimin e zakonshëm, vetëm fshijeni kartelën e vogël të kontaktit në kutinë e kërkimit të Google.

 

Shfaqet përmbajtje e shkëlqyeshme

Pasi SPYW përmbledh faqe të shpërndara dhe të rekomanduara nga njerëz me të cilët jeni të lidhur në Google+, shtimi i personave të ri mund të zbuloj përmbajtje të re që nuk keni mundur ta shihni më parë.

Për shembull, njerëzit e interesuar për teknologji mund të jenë të interesuar të vendosin rrethin (circle) Hacker News që përfshin rreth 1000 lexues të Hacker News. Ky komunitet funksionon me vendosjen e lajmeve me lidhje interesante të artikujve për programim, politika teknologjike dhe lajme tjera të lidhura me teknologji.

Vendosja e këtij rrethi mund të shfaq përmbajtje të rekomanduara si bllogje interesante, tutoriale ndihmëse dhe të ngjashme.

 

Krijoni rrethe speciale

Derisa bëni kërkimet e zakonshme në Google, ju mund të hasni në profile Google+ të personave që ju interesojnë juve. Shumica e këtyre profileve do të shfaqen në kolonën në anën e djathtë afër rezultateve kryesore të kërkimit.

Le të themi që ju po kërkoni informata për peshkimin, pasi keni vendosur ta merrni si hobi të ri. Nëse hasni në profile të fansave tjerë të peshkimit, krijoni një rreth në Google+ dhe emërojeni “Peshkimi” dhe pastaj shtoni njerëzit që do ti gjeni. Tani, kurdoherë që këta njerëz shpërndajnë diçka të lidhur me peshkimin në Google+, ajo do të shfaqet në rezultatet e juaja të kërkimit.

 

Editoni rrethet tuaja

Pra, tani keni vendosur një grumbull të njerëzve në Google+, por ndiheni sikur po merrni tepër rekomandime të fotografive nga një person specifik, për shembull le ta quajmë Scott Blend. Që të zvogëloni influencën e Scott Blendit në rezultatet tuaja të kërkimit, ju duhet të editoni Rrethet tuaja duke shkuar tek plus.google.com/u/0/circles dhe të klikoni në “People who’ve added you.” Shënoni “Scott Blend” në kutinë e kërkimeve në skajin e djathtë të faqes. Pasi të gjeni Scott Blendin, klikoni në kartelën e tij dhe pastaj klikoni “Ignore” në qoshen e djathtë të faqes.

 

Ndalojeni

S’mund ta duroni personalizimin e Google dhe thjeshtë dëshironi kërkimin e vjetër? Ju mund ta fikni SPYW për kërkimi individësh duke klikuar në ikonën e globit në skajin e djathtë të faqes së rezultateve të kërkimit tuaj.

Që të fikni përgjithmonë kërkimin e personalizuar, shkoni tek search preferences, lëvizni poshtë tek “Personal results” dhe zgjedhni “Do not use personal results.” Pastaj shtypni në “Save” në fund dhe shikoni miqtë e tuaj si zhduken nga rezultatet tuaja të kërkimit.

 

Lajmet e fundit>