Aplikacione

5 mënyra si Windows 8 do të fuqizojë aplikacionet

Feb 13 2012
0 Shpërndarje
5 mënyra si Windows 8 do të fuqizojë aplikacionet

Beta versioni  i sistemit operativ Windows 8 pritet të jetë në shërbim të përdoruesve në fund të muajit shkurt. Microsoft gjithnjë ka provuar të përshtat këtë sistem operativ me pajisjet në të cilat do të funksionoj që pos kompjuterëve desktop dhe laptop, tani do të përfshij edhe tabletët dhe celularët e mençur. Në këtë drejtim Microsoft është duke provuar të bëj sa më të përshtatshëm me sistemin operativ në shpenzimin e energjisë ashtu që të harxhoj sa më pak të jetë e mundur derisa të mos ndikoj fare në performancën e aplikacioneve.

Se si Windows 8 pritet të bëj këtë u njoftuam javën e kaluar në bllogun zyrtar të Windows 8. Më poshtë do të gjeni pesë mënyra që do të përshtatin aplikacionet të shpenzojnë më pak energji dhe të bëjnë më shumë punë.

 

1. Aplikacionet në sfond

Nëse ndonjë herë keni marrë laptopin në një fluturim të gjatë me shpresë që të kryeni ndonjë punë, sigurisht se jeni detyruar të kaloni nëpër ritualin e një udhëtari. Ashtu që të zgjatni jetën e baterisë ju është dashur të ndalni të gjithë aplikacionet e panevojshme dhe të çaktivizoni shërbimet tjera të panevojshme, veprim që ka zgjatur baterinë deri në 25%.

Kur ju udhëtoni gjatë tërë ditës me celularin tuaj, ju zakonisht nuk keni nevojë të bëni këtë. Celularët dhe tabletët kanë qenë të dizajnuar për efiçencën e energjisë si një ndër synimet kryesore. Aplikacionet në sfond (background) janë të pritura të kenë më pak ndikim në baterinë tuaj. Windows 8 do të marrë një qasje të ngjashme; nëse s’mund të shihni aplikacionin, atëherë aio s’duhet të harxhoj energji.

 

2. Më pak ndikim nga energjia

Aplikacionet në desktop që për momentin janë duke punuar në PC-në tuaj do të vazhdojnë të punojnë si zakonisht, dhe pos kësaj do të kenë edhe disa përfitime të vogla për shkak të përmirësimeve të sistemit operativ, si dhe do të përdorin po aq energji sa në të kaluarën. Bllogu zyrtar shfaq në detaje se si aplikacionet në stilin Metro të shkruara në Windows 8 do të kenë opsionet për të reduktuar zonën e ndikimit të energjisë, duke zgjatur jetën e baterisë.

 

3. Sfond-miqësor

Aplikacionet në stilin Metro do të pezullohen kur të zhvendosen në sfond me Windows Scheduler që s’do ti jap më atyre cikle CPU. Aplikacioni është gati të punoj menjëherë kur të kthehet në plan të parë, por deri atëherë qëndron në plogëti, pa shpenzuar fare energji.

 

4. Veprimet në sfond

Edhe pse aplikacionet gjenden në sfond, do të jetë nevoja të kryen disa veprime. Microsoft ka akomoduar këtë duke definuar skenare kyçe që janë të përcaktuara të përkrahen në sfond për aplikacionet në stilin Metro:

• Dëgjimi i muzikës

• Shkarkimi dhe ngarkimi i dosjeve

• Mbajtja e lidhjeve aktive me përmbajtjet e freskëta

• Printimi

• Pranimi i thirrjeve VoIP, mesazheve instante, ose email-ëve

• Shpërndarja e përmbajtjeve

• Sinkronizimi i përmbajtjeve me pajisje tjera të lidhura

 

Windows 8 përmban API që lejojnë aplikacionet në stilin Metro të kompletojnë këto veprime në sfond në një mënyrë sa më efiçente për energjinë.

 

5. “Standby” i lidhur

Celularët dhe tabletët rrallë fiken. Në vend të kësaj, zakonisht ato vendosen në formën “standby”, duke përdorur vetëm pak energji. Windows 8 akomodon këtë funksion duke përdorur gjendjen “Standby të lidhur” në harduerin e ri që e përkrah këtë gjendje. “Desktop Activity Moderator” do ti mundësoj aplikacionet që njohin vetëm formën zgjuar dhe fjetur, që të punojnë edhe në këtë formë të re. Moderatori do ti lejoj proceset e caktuara të operojnë, derisa do të ndaloj detyra të panevojshme nga shterja e baterisë tuaj.

 

Metro-lakmia

Windows 8 po bën transformim dramatik nga sistemi operativ për desktop në një sistem operativ për pajisje mobile. Me më shumë se tri të katërtat e PC-ve të shitura që përkrahen nga bateritë, kjo qasje ndaj kursimit të energjisë është e pozicionuar në vend.

Një gjë që shihet qartë në këto teknika të reja për kursimin e energjisë është që pjesa më e madhe e softuerit biznesor që kompania juaj përdor është që ai do të duhet të rishkruhet për të shfrytëzuar këto përmirësime që sjell Windows 8. Aplikacionet e uritura për energji në pajisjet mobile të Windows 8 do ti bëj më të uritur përdoruesit për aplikacionet në stilin Metro ashtu që të shtojnë kohën dhe sasinë e punës që mund të realizojnë.

Lajmet e fundit>