Aplikacione

5 mënyra si të zmadhoni faqen tuaj të WordPress (biznes online)

Jan 20 2013
0 Shpërndarje
5 mënyra si të zmadhoni faqen tuaj të WordPress (biznes online)

WOrdpress

WOrdpressKa shumë biznese online që përdorin WordPress për të ndërtuar një uebfaqe që mund të funksionojë si një tunel shitjesh e njëkohësisht si një blog.

Templatet” dhe “themes” të tipit OptimizePress mund t’i shtojnë asaj një sërë karakteristikash që ju ndihmojnë të lidheni me klientët.

Ja se si të rrisni faqen tuaj WordPress si dhe të filloni punën me OptimizePress.

OptimizePress është një WordPress theme që u mundëson përdoruesve të krijojnë letra shitjesh, të krijojnë fletëpalosje online apo të përdorin karakteristika të tjera për biznesin e tyre online.

Përdormi i një template si OptimizePress rrit procesin e ndërtimit të uebfaqes dhe njëkohësisht e bën atë të operueshme si një tunel shitjesh dhe si një blog.

Në këtë artikull do t’ju paraqesim 5 mënyra se si të ndërtoni një biznes online duke përdorur OptimizePress.

1. Siguroni fjalëkalimet, skedarët dhe serverët. Disa sugjerime:

– Merrni versionet dhe përditësimet e fundit të programeve antiviruse apo antispyware, si për shembull Microsoft Security Essentials, Malwarebytes Anti Malware dhe CCleaner.

– Bëni back up të dhënat një herë në javë.

– Nëse përdorni File Transfer Protocol, kaloni në një Secure FTP. Ju duhet gjithashtu edhe një program SFTP; një opsion është WinSCP.

– Për siguri shtesë, përdorni një shërbim hosting që ofron një server të dedikuar me pak përdorues. Një shembull është Turnkey Internet.

– Përdorni sa më pak plugins. Shumë dobësi me sigurinë vijnë në këtë mënyrë.

2. Siguroni instalimin e WordPress-it tuaj.

– Mos përdorni fjalëkalimin “admin” në llogarinë tuaj. Përdorni një fjalëkalim të vështirë me sa më shumë karaktere (p.sh 16) të tipit W_Xfic_gyYxch__dx (p.sh, mbani mend rrokjet e para të fjalëve në një fjali). Ndryshoni fjalëkalimet çdo javë. bulletproof

– Instaloni Limited Login Attempts plugin, e cila redukton përpjekjet për të hyrë me metodën e forcës brutale në llogarinë tuaj.

– Instaloni Bulletproof Security plugin, e cila i mbron uebfaqet WordPress nga hakimet përmes XSS, RFI, CRLF, CSRF, Base64, Code Injection dhe SQL Injection. Po ashtu, ajo adreson skedarët wp-config.php, bb-config.php, php.ini, php5.ini, install.php dhe readme.html duke përdorur .htaccess WordPress security protection.

– Nje opsion tjetër është Better WP Security, që cila i referohet po ashtu sigurisë.

– Opsioni i fundit është Timthumb Vulnerability Scanner, i cili skanon direktoritë me përmbajtje wp për instanca të timthumb.php dhe i përditëson në version më të sigurtë. WordPress ofron edhe shumë plugins të tjera sigurie, por këto mjaftojnë.

3. Instaloni dhe konfiguroni OptimizePress

install_themePasi ta keni blerë (97 $) dhe ta keni aktivizuar, shkarkoni template-n nga “members area”. Pasi të hapni WordPress-in, ngarkojeni OptimizePress theme.

Për ta instaluar OptimizePress shkoni tek Appearance: Themes

Klikoni Install Themes tab dhe më pas Upload. Më pas shkoni tek paneli OptimizePress nën General Settings në instalimin tuaj të WordPress. Tashmë, duhet të licenconi faqen.

Shkoni tek OptimizePress site dhe bëni copy-paste URL-në e sitet siç e shihni në shfletues. Klikoni Submit.

Kjo do të gjenerojë çelësin e licencës. Kopjojeni dhe bëni paste tek instalimi i OptimizePress në blogun tuaj WordPress.

4. Modifikoni opsione të tjera shtesë të OptimizePresspermalinks

Shkoni tek Settings: Permalinks për të vendosur permalinks të sitet tuaj. Shikoni që WordPress është opsioni automatik, diçka jo e mirë për SEO. 

Për ta rregulluar këtë, aktivizoni butonin Custom Structure. Në kutinë e parametrave, shtypni /%postname%/. Më pas klikoni tek Save Changes.

Shkoni tani tek OptimizePress header në faqen tuaj WordPress site dhe klikoni SEO options.

Në fillim të këtij seksioni, do të shihni një shënim për të çaktivizuar opsionet e OptimizePress SEO. Klikojeni këtë kutizë nëse keni instaluar një plugin për t’u kujdesur për SEO.

5. Krijoni një faqe statike, që mund të jetë një postim në blog, një fletëpalosje apo një faqe shitjesh. (CIO Albanian)

static_page

Lajmet e fundit>