Aplikacione

5 mënyra si të evitoni dështimin në zhvillimin e aplikacioneve mobile

Mar 25 2013
0 Shpërndarje
5 mënyra si të evitoni dështimin në zhvillimin e aplikacioneve mobile

phone-application (1)Bizneset po drejtohen fuqishëm drejt plotësimit të kërkesave jo vetëm të konsumatorëve por edhe të vetë punonjësve përmes aplikacioneve mobile. Megjithatë, duke qenë një fushë relativisht e re, por njëkohësisht edhe si shumë projekte të tjera të ndërmarra në aspektin teknologjik apo më gjerë, ka plot risqe. Më poshtë ju paraqesim pesë mënyra se si të evitoni lançimin e një aplikacioni mobile më shpejt sesa duhet realisht.

1. Ndërtoni një hartë të rrugës që do të ndiqni gjatë zhvillimit të aplikacionit mobile

Mos harroni se duhet të keni domosdoshmërisht plane tepër të sakta. Përcaktoni qëllimin e aplikacionit, mënyrën se si do të matni suksesin e tij dhe se si synoni të lehtësoni jetën e përdoruesve. Pa dyshim, edhe kostot janë pjesë e rëndësishme e kësaj faze. Pra, me pak fjalë, sistemoni fillimisht idetë tuaja dhe jepuni atyre drejtimin e duhur.

2. Zgjidhni mes një agjencie të jashtme për zhvillimin e aplikacionit dhe zhvilluesve me kohë të plotë

Përgjithësisht, kompanitë e mëdha e kanë stafin e nevojshëm për të punuar me kohë të plotë në ketë fushë, ndërkohë që për kompanitë e tjera duhet parë me kujdes se sa i aftë është stafi aktual të merret me një projekt të tillë. Mos harroni që është tepër e vështirë të gjeni dikë që ka njohuri sa të mira në dizajn aq të mira edhe në programim. Studioni mirë burimet tuaja dhe më pas përpiquni të bëni një zgjedhje sa më efiçente.

3. Caktoni një menaxher projektesh IT ose një sponsor biznesi

Pasi të keni përfunduar dy pikat e mësipërme, caktoni dikë të aftë për menaxhimin e projektit apo një sponsor projekti. Për shembull, nëse aplikacioni i dedikohet departamentit të marketingut, është e nevojshme të përfshihet në mbikëqyrje dikush nga ky sektor.

4. Ndërtoni një prototip

Marrja e përshtypjeve nga përdoruesit është një nga gjërat më të rëndësishme që shpeshherë është përcaktuese e suksesit të aplikacionit. Para se ta lançoni për ata që do ta përdorin, shpërndani më parë një prototip në një grup të vogël përdoruesish dhe merrni përshtypjet e tyre mbi çfarë shkon dhe çfarë nuk shkon.

5. Vazhdoni t’u kërkoni përdoruesve përshtypjet e tyre

Gjatë lançimit të prototipit mund të merren shumë vlerësime dhe kritika, por kjo nuk do të thotë se përshtypjet dhe mendimet duhet të përfundojnë këtu. Ky është një proces që vazhdon, veçanërisht edhe pas lançimit të aplikacionit përfundimtar dhe gjatë gjithë ciklit të tij të jetës. (CIO Albanian)

Tags >

programer
Lajmet e fundit>