Siguri

5 mënyra për t’u siguruar në Macintosh

May 26 2011
0 Shpërndarje
5 mënyra për t’u siguruar në Macintosh

altPërdoruesit e Macintosh-ëve po kanë probleme të cilat përdoruesit e Microsoft Windows i kanë patur për shumë kohë: Kriminelët po provojnë t’u shesin atyre softuer mashtrues për anti-virus duke i frikësuar që kompjuteri i tyre është i infektuar.

Këtë javë scareware që po sulmon përdoruesit e Mac OS X njihet si “MacDefender,” me variacione të ndryshme si “MacProtector” dhe “MacSecurity”. Më poshtë do të gjeni disa këshilla si të merreni me këtë:

1)      Këshilla e Apple është që së pari të provoni të qëndroni larg faqes së antivirusit mashtues duke “mbyllur me forcë” këtë aplikacion të rrezikshëm. Përkrahja e Apple e përshkruan procesin si “zgjedhni Force Quit nga menyja Apple (ose shtypni Command — Option-Esc), pastaj zgjedhni aplikacionin që nuk po përgjigjet në dritaren Force Quit, dhe pasta klikoni force Quit.”

2)      Në disa skenarë, shfletuesi i Apple mundet në mënyrë automatike të shkarkoj dhe të lëshoj në punë instaluesin për softueri malinj, sipas Apple. Nëse kjo ndodh, Apple thotë “anuloni procesin instalues; mos shtypni fjalëkalimin tuaj të administratorit.” Fshirja e instaluesit menjëherë përfshijnë shkuarjen në skedarin e shkarkimeve, “ose lokacionin tuaj të preferuar për shkarkime,” sipas Apple, pastaj dërgimi i instaluesit në Trash dhe zbrazja e Trash-it.

3)      Një tregtar i vërtetë i anti-virusëve, Intego, thotë që nëse përdoruesit papritmas shohin dritaren për instalim nga MacDefender, ata nuk duhet të vazhdojnë dhe të instalojnë aplikacionin. “Dritarja për instalim është një dritare e zakonshme instaluese që shfaqet në Mac OS X, por kjo duhet të shfaqet vetëm kur ju prisni të instaloni softuer.” Intego thotë të de-selektoni opcionin “Open ‘Safe’ files aftër donwloading” në Safari, ose në shfletuesit tjeraë. Nëse shfletuesi ju pyet nëse dëshironi të lëshoni instaluesin kur ju nuk keni pritur të shkarkoni një instalues, gjithmonë shtypni No ose butonin Cancel.

4)      Apple thotë që planifikon të lëshoj një vegël për gjetjen e MacDefender gjatë ditëve në vijim. Ju mund të mos dëshironi të prisni. Në vend të kësaj, ju mund të ktheheni kah tregtarët e vërtetë të anti-virusëve për siguri të vazhdueshme në malware e bazuar në Mac, edhe pse Apple Macintosh ka qenë shumë më pak i targetuar nga malware se sa Microsoft.

5)      Nëse keni nevojë të pastroni MacDefender-in nga kompjuteri juaj, Apple përshkruan si ta bëni këtë në deklaratën e lëshuar me 24 maj, duke theksuar që malware gjithashtu instalon një pjesë kyçëse në preferencat e sistemit. Apple thotë që nuk është e nevojshme të largoni këtë por e shpjegon si ta bëni këtë.

Lajmet e fundit>