Siguri

5 mënyra për të parandaluar humbjen e të dhënave në mjediset mobile

Apr 6 2014
0 Shpërndarje
5 mënyra për të parandaluar humbjen e të dhënave në mjediset mobile

blackberry9Në ditët e sotme kur teknologjia mobile është bërë e paevitueshme, është mjaft e rëndësishme për CIO-t që të dinë se si t’i mbrojnë të dhënat e kompanisë nga aksesi i padëshirueshëm. Ky i fundit mund të ndodhë për një sërë arsyesh si vjedhja e pajisjeve, shpërndarja padashje me përdorues të paautorizuar apo edhe aplikacionet dashakeqëse dhe malware-t.

Një sasi e madhe të dhënash të ekspozuara vjen falë përdorimit të praktikës sillni pajisjen tuaj, ku punonjësit përdorin pajisjet e tyre personale në punë. Minimalisht duhet që çdo pajisje mobile që akseson apo ruan informacione mbi biznesin të konfigurohet dhe të ketë autentikim të fortë. Nuk duhet të mungojë po ashtu antivirusi si dhe përdorimi i rrjetit virtual privat (VPN) për aksesimin e rrjetit të korporatës.

Për më tepër, ajo që duhet të bëjnë departamentet e IT-së është të implementojnë strategjitë e mëposhtme për të ofruar një mbrojtje sa më të mirë të informacionit të korporatës në një mjedis mobile.

1. Të kryhen backup-e periodike të të dhënave si dhe të testohen ato rregullisht mbi rigjetjen e informacionit.

2. Të njoftohen përdoruesit lidhur me rrezikun e humbjes së të dhënave. Sa më shumë të dinë lidhur me këtë rrezik, aq më të sigurta bëhen të dhënat tuaja. Mund të organizoni trajnime, seminare apo edhe njoftime të rregullta me e-mail. Mësojini të dallojnë informacionin sensitiv dhe ta mbrojnë atë.

3. Të zbatohen standarde të klasifikimit të të dhënave. Jo të gjithë duhet të kenë akses në informacione të caktuara dhe jo të gjithë duhet t’i shohin ato. Për shembull, mund të krijoni disa standarde siç i ka implementuar Ushtria e SHBA-së: Top Sekret, Sekret dhe Konfidenciale.

4. Të forcohen politikat e sigurimit të informacionit. Ato duhet të jenë të qarta dhe të përfshijnë standarde dhe procedura të detajuara.

5. Të përdoren softuerët mobile të parandalimit të humbjes së të dhënave. Ka shumë shërbime që ofrojnë monitorim dhe ndërhyrje në momentin e parë që diçka nuk shkon. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>