Mobile

5 mënyra për të mbrojtur celularin tuaj të mençur

Jun 6 2011
0 Shpërndarje
5 mënyra për të mbrojtur celularin tuaj të mençur

altLëvizni celularin tuaj të mençur dhe blini kafe. Ju duket mrekulli, apo jo? Por para se të vraponi e të bëheni pjesë e risisë së fundit të Silicon Valley, ndoshta do të dëshironit të ndaleshit dhe të mendonit për pjesën tjetër të biznesit celular: hakerët e celularëve të mençur.

Një raport i ri i McAfee, një kompani për softuer anti-virusësh, deklaron që siguria më e mirë në rrjetet telefonike ka shtyrë hakerët të kërkojnë mënyra dhe caqe të reja, dhe dyqani i aplikacioneve celulare duket të jetë ajo që i tërheq më së shumti ata. Pasi tregu për aplikacionet e Android është më pak i kontrolluar se dyqani iTunes i Apple, hulumtuesit e sigurisë kanë vërejtur rritje të sulmeve ndaj kësaj platforme këtë vit. Me përjashtim të celularëve të bazuar në platformën e stabilizuar për shumë kohë, Symbian, pajisjet Android ishin më të sulmuar gjatë tre muajve të parë të këtij viti, thuhet në raport.

Në mars, një hulumtues që poston nën emrin Lampolo në faqen për siguri interneti, Reddit, gjeti më shumë se 50 aplikacione në shitje në tregun zyrtar të Android, aplikacione të cilat përmbanin malware; aplikacione që ishin shkarkuar deri në 200,000 herë.

Një truk tjetër të lig që Lampolo kishte vërejtur ishte marrja e një aplikacioni të ligjshëm nga Android Market, futja e malware-it në të dhe pastaj publikimi në një faqe tjetër me të njëjtin emër. Për shembull Super Guitar Solo në origjinal ishte Guitar Solo Lite, një aplikacion i pastër. Vlen të theksohet që Google largoi aplikacionin fals nga Android Market shumë shpejt dhe vendosi një mjet që të ndihmojë përdoruesit të rikuperohen nga sulmi, sipas raportit të McAfee.

Akoma, kushdo që ka shkarkuar aplikacionin helmues, ndoshta s’ka patur ndonjë mënyrë që të di për rrezikun apo të ishte në dije që celulari i tij ishte infektuar me virusin e njohur si Android/DrdDream. Malware mobil thjesht mund të jenë të bezdisshëm, ose në mënyrë të qetë mund të vjedhin informatat dhe të dhëna tjera personale si fjalëkalimet e ruajtura në celular.

Për më tepër, pasi Google krijoi veglën për largimin e infektimit të DrdDream, një grup hakerësh krijuan një malware që fshihej si vegla që largonte virusin, që krijoi një derë tjetër për të lejuar hakerët të futeshin në celular dhe të vjedhin të dhënat, thonë hulumtuesit nga McAfee.

S’duket që platforma Android është më pak e sigurt se iOS i iPhone dhe iPad. Pse atëherë ka qenë më joshëse për hakerët? Ata e kanë përdorur njërën nga vetitë më atraktive që ofron Android, çiltërsinë e tyre, kundër tyre. “Në rastin e aplikacioneve të Android, shumica e celularëve lejojnë “operimin e anshëm” të aplikacioneve dhe s’janë të interesuar ti marrin ato nga një dyqan i centralizuar i aplikacioneve, ashtu siç duhet të bëjnë me Apple. Kjo hapje do të thotë që zhvilluesit e aplikacioneve të Android, ose të tjerët, mund të postojnë aplikacione Android në uebfaqet e tyre dhe të tentojnë të joshin përdoruesit t’i instalojnë ato,” thuhet në raport.

Si të jemi të sigurt

Unë fola me Adam Wosotowsky-n, hulumtues në McAfee Labs që punoi në raport, dhe ai më dha një numër sugjerimesh të cilat përdoruesit e celularëve të mençur duhet ti mbajnë në mend.

 

Mos zhburgosni (jailbreak) iPhone-in tuaj. Kontrolli i shtrënguar i Apple mbi iPhone dhe aplikacionet në dyqanin e saj është një fuqi e platformës. Sidoqoftë, të keni një pajisje mbi të cilën dikush tjetër ka aq shumë kontroll bezdis disa përdorues të cilët më pas “zhburgosin” iPhone-ët e tyre. Keni kujdes. “Zhburgosja”, duke përdorur një softuer të shkarkuar që ndryshon dhe hap sistemin operativ, lë celularin tuaj të lëndueshëm nga një numër i madh sulmesh të cilat do të zmbrapseshin nga një celular i kyçur.

 

Kryeni obligimet bankare vetëm më aplikacione të autorizuara. E-banking dhe pagesa e faturave është lehtësi e madhe, dhe mundësia për të bërë këtë me anë të pajisjeve celulare mund të jetë edhe më lehtë. Por, nëse ju vendosni të bëni këtë, përdorni vetëm aplikacionet që janë ofruar nga banka juaj. Përndryshe ju mund të shkoni në ATM dhe të gjeni që keni 0 euro në llogarinë tuaj.

 

Shkarkoni vetëm aplikacione të popullarizuara.E di që tingëllon shumë rëndë, por ka një arsye për këtë. Aplikacionet që janë shkarkuar nga shumë veta është më pak e mundshme të jenë të helmuara. Për këtë arsye, ato mund të jenë të dobishme për t’u shkarkuar – nëse besoni në inteligjencën e të tjerëve. Wostowsky thotë që pragu për siguri është 150,000 shkarkime. Aplikacionet në iTunes janë korrigjuar nga Apple, por edhe ata mund të huqin ndonjë rrezik, prandaj kjo është një këshillë për përdoruesit e të gjithë platformave. Dhe sigurisht, lexoni edhe komentet.

 

Shkarkoni nga publikues të njohur. Nëse jeni të pasigurt për një aplikacion, bëni një kërkim emrit të publikuesit. Nëse gjeni një numër të madh të aplikacioneve me recensime të mira dhe shumë shkarkime, mundësitë janë të mëdha që të keni të bëni me një aplikacion të rregullt.

 

Kujdes me faturën tuaj të wireless. Disa aplikacione mashtruese bëjnë gjëra të tilla si telefonata të shtrenjta në numra të huaj ashtu që të trashin llogarinë tuaj me pagesa shtesë. Shpesh këto telefonata ndodhin kur s’jeni duke punuar me celularin tuaj ose kur nuk e dini që celulari juaj është duke bërë ndonjë gjë. Edhe nëse s’jeni infektuar, ka mundësi që ju në mënyrë të paqëllimshme jeni regjistruar në ndonjërin prej atyre shërbimeve që ju faturojnë çdo muaj për gjëra si zilet e celularit, prandaj kontrolloni faturën çdo muaj, do të ju marr vetëm ca minuta.

 

Këto janë këshilla solide. Por, a s’do të duhej që dyqanet e aplikacioneve të bëjnë një punë më të mirë për tu kujdesur për konsumatorët e tyre? Patjetër që duhet, pajtohet Wostowsky. Dyqanet e aplikacioneve duhet të bëjnë më shumë skanime automatike të aplikacioneve që të gjejnë malware para se ai të shkarkohet. Sigurohuni që vlerësuesit e aplikacioneve të jenë njerëz të vrtetë, jo bota, dhe zvogëloni qasjet në funksionet e sistemit që shumica e aplikacioneve kërkojnë tani.

Lajmet e fundit>