Mobile

5 këshilla për të vendosur nëse biznesi juaj ka nevojë për një aplikacion mobil ose jo

Jan 23 2014
0 Shpërndarje
5 këshilla për të vendosur nëse biznesi juaj ka nevojë për një aplikacion mobil ose jo

App_PhoneNë epokën dixhitale, për bizneset konsiderohet si kritike prezenca në pajisjet mobile pasi ndihmon në komunikimin me konsumatorët.

Duke marrë në konsideratë numrin e madh të konsumatorëve që përdorin pajisjet mobile për të ndërvepruar me bizneset, themi se është shumë e rëndësishme që kompanitë të ndjekin strategjitë e duhura për të plotësuar nevojat e tyre. Pyetja që bëhet gjithnjë nga zotëruesit e bizneseve është: Të krijojmë një aplikacion mobil të dedikuar për kompaninë apo të zhvillojmë një uebfaqe që është njëkohësisht e kënaqshme edhe për përdorim mobil?

Michael LaVista, shef ekzekutiv dhe themelues i firmës së zhvillimit të aplikacioneve në ueb Caxy, ka nxjerrë në pah 5 hapa që duhen konsideruar për të marrë vendimin e duhur.

– Në qoftë se produkti nuk përdor ndonjë prej elementëve të smartfonit si akselerometër, GPS, kontaktet apo lajmërimet automatike, atëherë nuk është me patjetër e nevojshme që të krijoni një aplikacion mobil.

– Në qoftë se një biznes dëshiron me patjetër të përfitojë nga avantazhet e aftësive të smartfonëve, atëherë para se të dizajnojë aplikacionin mobil duhet të marrë në konsideratë audiencën. Në qoftë se buxheti i biznesit është i limituar, mund të përzgjidhet një platformë e vetme si iOS, Android, Windows Phone ose BlackBerry. Për të marrë vendimin e duhur mund të duhet të kryhet një kërkim paraprak i tregut. Aktualisht ekzistojnë edhe mjete të tilla si PhoneGap që lejojnë bizneset të zhvillojnë aplikacionin për disa platforma njëkohësisht, por zakonisht bëhet kompromis me to.

– Ato organizata që vendosin se nuk e kanë aspak nevojë për funksionalitetet e smartfonëve mund të dizajnojnë një uebfaqe që mund të përshtatet sipas tipit të pajisjes ku aksesohet (smartfon, tablet, kompjuter desktop). Të investosh në ditët e sotme në një eksperiencë në ueb që nuk është e përshtatshme për të gjitha platformat është e kotë, pasi pjesa më e madhe e faqeve ka një audiencë të gjerë mobile.

– Për të dizajnuar një uebfaqe të përshtatshme për një numër të madh platformash është e vështirë pasi nuk mund të imagjinosh çdo skenar të mundshëm. Qëndroni të përgatitur pasi ka shumë mundësi që në disa pajisje të caktuara faqja të duket çuditshëm. Përsëri është e nevojshme që të kryeni një kërkim ku të mund të zbuloni se çfarë pajisjesh përdorin klientët tuaj për të aksesuar faqen.

– Sigurohuni që grupi i krijimit të uebfaqes ose aplikacionit tuaj të ketë sa më shumë eksperiencë. Uebfaqet mobile duhet të jenë sa më të strukturuara dhe duhet të shmangin karakteristika të tilla si për shembull logot e mëdha të kompanive. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>