Karriere

5 këshilla për të përdorur LinkedIn

Jan 10 2012
0 Shpërndarje
5 këshilla për të përdorur LinkedIn

Sipas disa raporteve mbi 80% e përdoruesve nuk dinë si të përdorin LinkedIn siç duhet. Rrjeti shoqëror profesional ka mbi 100 milionë përdorues. Gjatë vitit të kaluar ky rrjet shoqëror ka shtuar disa veti të reja të cilat nëse arrini ti përdorni në mënyrë efiçente ju do të ndihmoni karrierën tuaj në mënyrë të konsideruar duke gjetur projekte të volitshme për profesionin tuaj, pa marrë parasysh se çfarë punoni.

Më poshtë do të gjeni pesë këshilla të ekspertëve që do të ju ndihmojnë të gjeni rrugën drejt suksesit me anë të LinkedIn.

 

1. Fokusohuni në profilin tuaj

Një gabim i zakonshëm që përdoruesit e LinkedIn e bëjnë është mos përqendrimi i mjaftueshëm në profilin e tyre. Për të pasur ndikimin maksimal ju duhet të shtjelloni gjerësisht fushat tuaja profesioniste në seksionin “Summary”. Gjithashtu ekspertët rekomandojnë që të përfshini aftësitë që keni për të kryer punët e caktuara dhe si i përdorni këto aftësi. Kjo dërgon një mesazh të shtjelluar se çfarë mund të gjejnë në juve bashkëpunëtorët e ndryshëm potencial.

 

2. Vendosni “LinkedIn Today” në rutinën tuaj

Vitin e kaluar LinkedIn lançoi produktin e ri “LinkedIn Today” një shërbim shoqëror i lajmeve që përmbledh lajmet e fundit dhe storiet që janë të lidhura me industrinë ku ju veproni. Këtë veti mund ta gjeni nën lajmet në krye të ballinës tuaj në LinkedIn apo të shkoni drejtpërdrejtë në www.linkedin.com/today. Industritë që shihni janë ato të cilat LinkedIn supozon se janë joshëse për juve në bazë të informatave që merr nga profili juaj. “LinkedIn Today” do të ju ndihmoj të jeni në rrjedhën e ngjarjeve dhe të merrni lajmet e fundit nga industria ku ju veproni.

 

3. Ngjyroseni veten si një ekspert me “përgjigje”

Një nga vetitë më të vlefshme dhe që nuk është përdorur sa duhet në LinkedIn është seksioni “Answers”. Ky është një forum ku përdoruesit mund të shtrojnë pyetje duke kërkuar ndihmë dhe këshilla nga të tjerët”. Nëse jeni ekspertë në ndonjërën prej fushave atëherë ju duhet të përgjigjeni sa më shpesh ashtu që të merrni më shumë klient dhe të zgjeroni biznesin tuaj. “Answers”(përgjigjet) janë edhe një mënyrë e mirë për të kontaktuar me njerëz që janë të interesuar në të njëjtat tema që jeni edhe ju.

 

4. Rifreskoni profilin tuaj edhe nëse nuk kërkoni punë

Edhe nëse nuk jeni duke kërkuar punë, mos e vendosni profilin tuaj në “gjumë dimëror”. Freskimi i rregullt i profilit tuaj do të mbroj brendin tuaj dhe do të sjell potencialin për mundësi të reja biznesore. Nëse dikush do të bëj biznes me juve sigurisht që do të kërkoj për juve në internet dhe një nga rezultatet e këtij kërkimi mund të jetë edhe profili juaj në LinkedIn. Gjithashtu në freskimin e profilit duhet të përfshihen edhe rekomandimet e reja dhe aplikacionet e avancuara për të përmirësuar profilin tuaj.

 

5. Krijoni lidhje të reja më 2012

Sa më shumë njerëz cilësor me të cilët jeni të lidhur aq më shumë mundësi që mund të shfaqen për juve. Këtë vit fokusohuni në zgjerimin e rrjetit tuaj dhe lidhjen me njerëz të rinj. Tekefundit biznesi është gjithçka lidhur me lidhjet, prandaj punoni në këtë drejtim. Por, keni kujdes të mos dërgoni shumë kërkesa për lidhje. Së pari studioni kush janë ata, pozitat e kaluara dhe interesat e tyre, fushat e përbashkëta dhe provoni të shtoni edhe një mesazh miqësor para se të kërkoni ti vendosni në rrjetin tuaj. Preferohet që profilit tuaj në LinkedIn t’ia dedikoni së paku 10 minuta në ditë.

 

 

Lajmet e fundit>