Microsoft

5 gjërat kryesore që duhet të dijë çdo CIO në lidhje me Windows 10

Mar 17 2015
0 Shpërndarje
5 gjërat kryesore që duhet të dijë çdo CIO në lidhje me Windows 10

windows10Kohët e fundit Windows 10 ka qënë në qendër të vëmendjes së mediave edhe pse ky sistem operativ nuk është lancuar akoma. Të shumta kanë qënë dhe spekullimet rreth tij. Microsoft ka premtuar se ky version do të sjellë një sërë karakteristikash inovatore që do të mirpriten nga të gjithë përdoruesit. Por punonjësit në biznese, ekzkutivët dhe kryesisht CIO-t janë ata që shprehen më të entuziasmuar për disponibilitetin e këtyre opsioneve të reja që do të ofrojë Windows 10. Ja cilat janë 5 gjërat më kryesore për të cilat duhet të inteesohen më shumë ata që kanë një post si CIO në një kompani:

1. Windows 10 është përpjekja e Microsoft për të rikthyer Windows në vendin që i takon Windows 10 është një përpjekje e Microsoft për të korigjuar dëmet e së shkuarës(Windows 8) dhe për ti kthyer sërisht suksesin kësaj kompanie. Ata që ngelën më të zhgënjyer nga Windows 8 ishin padyshim CIO-t. Këtë zhgënjim e vërtetuan edhe shifrat sipas të cilave Windows 8 u shkarkua në vetëm 35 milion pajisje, shumë pak krahasuar me paraardhësin e saj Windows 7 që u instalua në 449 milion herë. Qëllimi i Microsoft është ribalancimi i eksperiencave në mënyrë që konsumatorët të shohin në Windows 10 ato vlera që munguan në Windows 8. Windows 10 do të eleminojë gjithashtu disa nga problemet që u shfaqën në Windows 8 dhe ndërfaqja e tij do të jetë pak a shumë e ngjashme me atë të Windows 8.

2. Windows 10 i ofron kompanive karakteristika të reja sigurie të cilat cdo kompani i kërkon. Microsoft është fokusuar në fushat si mbrojtja e identitetit, e informacionit dhe rezistenca ndaj kërcënimeve. Për shembull në aksesimin e kontrollit, Windows 10 do të përfshijë dy faktor autentikimi duke rritur kështu sigurinë ndaj hakerave. Përsa i përket pjesës të mbrojtjes së informacionit, Windows 10 do të aplikojë një teknologji DLP e cila bën ndarjen mes të dhënave personale të përdoruesit dhe të dhënave të kompanisë ku ai punon. Aplikacionet e kompanisë, të dhënat, emailet dhe përmbajtjet e uebit të saj do të enkriptohen vecanërisht nga Windows 10 si në pajisjet mobile ashtu dhe në kompjutera. Manaxherët e sistemeve të informacionit do të jenë në gjëndje të implementojnë rregullat e tyre të privatësisë mbi aplikacionet që kanë akses në të dhënat e kompanisë. Nga ana tjetër rezistenca ndaj kërcënimeve apo viruseve do të jetë akoma më e fuqishme duke qënë se Windows 10 ka opsionin e kycjes automatike në prani të një rreziku të tillë.

3. Platforma universale e aplikacioneve

Windows 10 është versioni i parë i sistemit operativ me një bazë kodimi të unifikuar dhe APi. Kjo do të thotë që aplikacionet e krijuar për këtë sistem mund të përdoren në pajisje të ndryshme si tableta, smartfona, konsole, laptop e pajisje të tjera. Ky është një lajm i shkëlqyer për të gjithë duke qënë se zhvilluesve nuk do ju duhet të ndërtojnë kode të vecanta për të krijuar një aplikacion pavarësisht se ku do të përdoret ai. Me fjalë të tjera kjo përbën ato të quhen aplikacione universale.

4. Windows 10 sjell disa surpriza

Ndërkohë që qëllimi i Microsoft ishte të korigjonte gabimet e bëra me Windows 10, vec kësaj kompania na ka surprizuar me disa karakteristika të reja. Më kryesoret prej tyre janë teknologjia Hologram, Cortana dhe dy shfletues. Teknologjia Hologram i jep mundësinë zhvilluesve të krijojnë aplikacione 3D dhe ti shohin ato duke përdorur HoloLens. Ndërsa Cortana është përgjigjja e Microsoft ndaj Siri-t të Apple. Pas debutimit në Windows Phone 8.1 tanimë Cortana po vjen dhe në Windows 10. Falë saj përdoruesit do mund të ndërveprojnë me kompjuterat e tyre duke përdorur komandat zanore. Një shfletues i ri i koduar nën emrin Spartan do të debutojë së bashku me Windows 10. Ai do të fuqizohet nga një motorr i ri dhe do të përfaqësojë atë që Microsoft quan një eksperiencë më fleksibël, të aksesueshme dhe të zbulueshme. Project Spartan në të vërtetë është dizenjuar për të qënë një shfletues universal që do të përdoret në pajisje të ndryshme që kanë sistem operativ Windows 10.

5. Windows 10 duket kaq mirë deri tani por…

Duhet të përmendim se pjesa më e madhe e vlersimeve deri tani për Windows 10 kanë qënë tepër pozitive. CIO duhet të kenë një plan strategjik të detajuar për t’ju përshatur dhe për të implementuar këtë sistem të ri operativ. Por sigurisht që para aplikimit ata do të vlerësojnë performancën e tij në organizatën e tyre, gjatë përdorimit të aplikacioneve të tyre dhe në varësi të pajisjeve harduerike. Mendohet se do të jetë një element vital për CEO-t, familjarizimi i tyre me Windows 10 dhe adoptimi i tij në korporata apo biznese të ndryshme. (PC World Albanian)

Lajmet e fundit>