Business & Management

5 gjëra që duhet të dinë bizneset mbi Google Glass

Oct 8 2013
0 Shpërndarje
5 gjëra që duhet të dinë bizneset mbi Google Glass

Google GlassGoogle Glass është aktualisht në versionin beta duke u testuar nga zhvilluesit. Ekspertët e industrisë, të pasionuarit pas fushës dhe kërkuesit nxituan të aplikonin për të marrë pjesë në programin e testimit, duke përdorur pajisjen për vdeio, foto, lojëra dhe komanda zanore.

Por cilat do të jenë përfitimet për konsumatorin dhe biznesin? Kjo është pyetja që shtohet tashmë duke marrë parasysh faktin që Google Glass është shumë afër lançimit publik. Syzet janë një mjet potencial për bizneset dhe ofrojnë mundësi pafund për inovacion. Më poshtë do t’ju përmendim pesë gjëra që duhet të kenë parasysh CIO-t para se të përdorin Google Glass:

1. Vlen më tepër për punonjësit që janë shumicën e kohës në lëvizje. Bëhet fjalë për të pasur një mini kompjuter në sy gjatë gjithë kohës të cilin mund ta përdorni pa angazhuar duart. Pritet që në Google Glass të ketë shumë aplikacione të dobishme për bizneset. Mund të lidheni me klientët dhe punonjësit tuaj kudo në botë e me shumë mënyra.

2. Është një mjet i ri për targetimin gjeografik. Mund të krijoni aplikacione të cilat gjurmojnë vendndodhjen e përdoruesit dhe sapo ai gjendet në një territor të caktuar, i ofrohen kuponë me ulje çmimi për produktin apo shërbimin që ju keni vendosur.

3. Ka shumë çështje privatësie. Duke filluar nga kamera, e cila mund të përdoret gjatë gjithë kohës për të regjistuar video apo për të kapur foto. Njerëzit mund t’i përdorin ato në mënyrë ilegale. Kjo është arsyeja pse të dhënat në Google Glass duhet të sigurohen mirë. Për bizneset që ofrojnë aplikacione për Google Glass, duhet të merret parasysh një program i detajuar enkriptimi.

4. Çmimi është shumë i lartë po do të balancohet me kalimin e kohës. Çmimi aktual i Google Glass është 1500 $, pra, pothuajse sa trefishi i një smartfoni. Syzet do të jenë të disponueshme për publikun e gjerë vitin tjetër dhe do të duhet që çmimi të jetë brenda rangut të smartfonëve për të qenë i konsiderueshëm nga konsumatorët dhe kompanitë në masë.

5. Nuk ka plot aplikacione për të. Google Glass vjen me një numër të kufizuar aplikacionesh dhe ende nuk ekziston një dyqan zyrtar. Gjithsesi, ka shumë biznese apo zhvillues, të cilët po ndërtojnë aplikacione për Google Glass. (CIO Albanian)

Tags >

Google
Lajmet e fundit>