Menaxhim Projektesh

5 gabimet më të mëdha të menaxherëve që rekrutojnë personelin për IT

Feb 14 2014
0 Shpërndarje
5 gabimet më të mëdha të menaxherëve që rekrutojnë personelin për IT

Working togetherTeksa kemi hyrë në vitin 2014, shumë ekspertë të tregut të rekrutimeve parashikojnë reduktim të talenteve të teknologjisë. Ndërkohë, ndër fushat me profesionistët më të kërkuar janë siguria, të dhënat me kapacitet të madh, zhvilluesit .NET dhe Java, menaxherët e projekteve, analistët e biznesit si dhe ata me përvojë në cloud dhe mobile.

Megjithatë, jo gjithmonë personat përgjegjës të burimeve njerëzore i plotësojnë siç duhet kërkesat e biznesit kur vjen puna tek rekrutimet e profesionistëve. Në fakt, nuk janë të shumta kompanitë apo menaxherët e burimeve njerëzore të cilët i kuptojnë siç duhet personat që intervistojnë dhe talentin e tyre.

Disa kompani mendojnë se duke ofruar sa më shumë para, aq më shumë kandidatë që do të duan të punojnë atje do të ketë. Por, veçanërisht në IT, kjo nuk është e vetmja shtysë.

Më poshtë paraqiten pesë ndër gabimet më të mëdha që mund të bëjnë menaxherët e IT-së kur vjen puna tek rekrutimet.

1. Të lesh përshtypje të keqe që në fillim. Kjo gjë nuk është e vlefshme vetëm për aplikantët, por edhe për vetë kompaninë që kërkon të punësojë. Imagjinoni sa përshtypje të keqe krijon një aplikant kur hyn dhe askush nuk e përshëndet apo nuk e pyet “Si mund t’ju ndihmojmë?”

2. Të postosh një përshkrim jo të duhur të pozicionit të punës. Ndoshta mund të duket punë e lehtë, por jo gjithmonë i jepet rëndësia që duhet. Mos harroni se kandidatët kanë aplikuar dhe janë paraqitur për intervistë për atë që keni shkruar dhe mund të mos kenë aq kohë për të humbur e për të dëgjuar një pozicion me përgjegjësi të tjera nga ato që keni paraqitur në njoftim.

3. Të mos përgatitesh siç duhet për ditën e intervistave. Ka plot raste kur kandidatëve iu duhet të presin për 30 minuta në korridore dhe kur i përshëndet dikush nuk e dinë se kush është. Të gjitha këto tregojnë shumë për kompaninë tuaj dhe mënyrën se si është e organizuar puna. Menaxherët duhet të sigurohen që kandidatët të përshëndeten që në momentin që hyjnë në kompani si dhe të mos harrojnë të prezantohen.

4. Të mos tregohesh entuziast. Kompanitë harrojnë ndonjëherë se duhet të shesin dhe t’u tregojnë aplikantëve se përse ia vlen të punojnë në to. Po ashtu, duhet t’u tregosh atyre si menaxher se e dashuron punën që bën në këtë kompani. Këshillohet që kandidatëve t’u tregohet edhe se për kë mund të punojnë apo ku duhet të raportojnë në rast se punësohen.

5. Të vonohesh shumë në marrjen e vendimit. Deri para disa vitesh, kompanitë kishin luksin të merrnin sa kohë të donin për të marrë një vendim. Por, mos harroni se sot tregu i punës po ecën shumë me shpejtësi dhe sa më shumë të vonoheni, aq më shumë shanse humbisni për të punësuar kandidatët që keni intervistuar. (CIO Albanian)

Tags >

it
Lajmet e fundit>