Slider

5 dështimet më të mëdha të teknologjisë

Jul 23 2012
0 Shpërndarje
5 dështimet më të mëdha të teknologjisë

Në botën moderne, teknologjia na rrethon nga të gjitha anët, pasi për pjesën më të madhe prej nesh jeta dhe punët tona varen prej saj. Vetëm dy janë mënyrat për t’u bërë i pavdekshëm: suksesi drejt madhështisë ose dështimi i tmerrshëm. Kjo e fundit nuk ka munguar në rradhët e teknologjisë. Prandaj po ju paraqesim disa prej dështimeve më epike në historinë e saj:

Katastrofa e Hindenburg

Është një nga dështimet që nuk mund t’i mungojë kësaj liste. Bëhet fjalë për anijen gjermane me ajër LZ 129 Hindenburg e cila mori flakë në 6 maj 1937 gjatë përpjekjes për t’u futur në dok. Inxhinierët kishin zëvendësuar gabimisht hidrogjenin me helium. Nga 97 persona në bord, 35 vdiqën.
[yframe url=’http://www.youtube.com/watch?v=F54rqDh2mWA’]

Bill Gates dhe ekrani blu

Titani miliarder i teknologjisë dëshmoi se askush nuk është i paprekshëm nga dështimet e teknologjisë kur Windows-i shfaqi një mesazh gabimi gjatë një prezantimi të tij. Meqënëse fusha e ekranit ishte blu, ky dështim njihet me emrin ‘Blue screen of death’. Por pavarësisht kësaj, sistemi operativ i mbijetoi incidentit dhe sot është më i përdoruri në botë.
[yframe url=’http://www.youtube.com/watch?v=UjZQGRATlwA’]

Dështimi për njohjen e fytyrës nga Google Nexus

Gjërat nuk shkuan sipas planit kur dy nga zhvilluesit e Android-it po përpiqeshin të prezantonin një nga karakteristikat më interesante të celularit Galaxy Nexus. Ndoshta duhet të kishin mësuar nga Apple dhe t’i provonin gjërat para se t’i prezantonin.
[yframe url=’http://www.youtube.com/watch?v=eBy3gXpDVes’]

Mossinkronizimi mes fjalëve dhe buzëve të Ashlee Simpson

Ashlee Simpson e mësoi me mënyrën më të keqe të mundshme se ndonjëherë nuk duhet t’i besosh totalisht teknologjisë. Ajo shtangu kur në vend të këngës që duhet të këndonte, filloi të luhej një tjetër dhe u kuptua menjëherë se gjatë gjithë kohës ajo nuk po këndonte live. Ky ishte fillimi i fundit të karrierës. Shitjet e albumit pasardhës ishin skandaloze.
[yframe url=’http://www.youtube.com/watch?v=NCeUwu9gOzk’]

Shpërthimi i raketës Delta II të NASA-s

Një nga dështimet më të mëdha që ka arritur të regjistrohet në video është shpërthimi i raketës Delta II të NASA-s që ndodhi në janar 1997 në Cape Canaveral Air Station. Misioni i raketës ishte të dërgonte një satelit të ri në orbitë. Fatkeqsisht, i gjithë projekti multi-miliarder përfundoi duke dhënë një shfaqje flakësh dhe gazrash helmues.
[yframe url=’http://www.youtube.com/watch?v=z_aHEit-SqA’]

Shpëthimi i ‘Death Star’

Në fund të listës, por jo më pak i rëndësishëm, një nga dështimet më të mëdha të teknologjisë duhet të jetë bërë patjetër nga Galactic Empire. Ndërsa kishin ndërtuar një stacion hapësinor në formë sateliti, nuk ia dolën dot të gjenin një mënyrë për të mbrojtur portat e shkarkimit të anijeve. (CIO Albanian)
[yframe url=’http://www.youtube.com/watch?v=qniy8aDSFLA’]

Lajmet e fundit>