Aplikacione

5 arsye pse është i rëndësishëm Microsoft Lync 2013

Nov 18 2012
0 Shpërndarje
5 arsye pse është i rëndësishëm Microsoft Lync 2013

Lync 2013 ka një sërë përfitimesh që biznesi mund t’i shfrytëzojë për të realizuar komunikimet e brendshme dhe të jashtme në mënyrë sa më efektive dhe efikase. Lync, i cili vjen si pjesë e abonimit të Office 365, është platforma e serverit të Microsoft-it për unifikimin e komunikimeve.

Njëherë e një kohe njihej me emrin Office Communications Server. Lync mundëson prezencën në kohë reale përmes mesazheve (instant messaging), konferencave video, komunikimit me zë si dhe integrohet me Exchange email dhe aplikacionet Microsoft Office.

Këto janë 5 arsye prej së cilave mund të përfitojë biznesi nga adaptimi i Lync 2013:

1. Video konference në HD

Lync 2013 ofron suport për video konferenca 1080p HD, kështu që pjesëmarrësit mund të shohin një pamje tepër të qartë. Lync 2013 përdor kodekset standarde të videos si H.264 SVC për të sjellë suport në një listë të gjerë platformash dhe pajisjesh si dhe për të mundësuar fleksibilitet në aspektin se si dërgohet videoja.

2. Aplikacionet mobile

Microsoft e ka ndërtuar Lync Mobile për Windows Phone, iOS, dhe Android, kështu që komunikimet përmes Lync janë të disponueshme pothuajse botërisht. Aplikacionet Lync Mobile i lejojnë përdoruesit të dërgojnë mesazhe, të telefonojnë, apo t’i bashkohen një Mbledhjeje Lync në mënyrë virtuale prej kudo ku ndodhen.

3. Aplikacioni ueb

Përtej softuerit të klientit dhe aplikacioneve mobile, Microsoft ofron edhe një aplikacion uebi për Lync 2013. Përdoruesit mund t’i bashkohen një Mbledhjeje Lync nga Windows apo Mac OS X, thjesht duke përdorur një shfletues. Ata kanë të gjitha funksionalitetet e programit përfshi video HD, VoIP (Voice over IP), mesazhet dhe desktop sharing.

4. Lidhja me Skype

Edhe pse Lync mund të jetë i shkëlqyer, do t’ju duhet të punoni me klientë, partnerë apo furnizues të cilët nuk e përdorin. Skype, nga ana tjetër, është një mjet komunikimi tepër popullor dhe pa pagesë, që zotërohet po ashtu nga Microsoft. Lync ka pasur gjithmonë opsionin e integrimit dhe komunikimit me Windows Live Messenger, por kompania po përpiqet t’i drejtojë përdoruesit më tepër tek Skype. Lync 2013 zgjeron komunikimin me Skype duke përmirësuar prezencën, mesazhet dhe funksionalitetet e zërit.

5. Office 365

Bizneset e vogla dhe të mesme, por edhe ato të mëdha, mund të përfitojnë nga Lync 2013 në funksion të Office 365. Lync nuk është pjesë e shërbimit standard të Office 365 Home Premium, por për 150 $ në

vit mund të merrni Office 365 Small Business Premium së bashku me Lync, Exchange dhe SharePoint. Elementi Office 365 është një nga aspektet më konkurrues të Lync 2013. Sigurisht që ka edhe alternativa të tjera për video konferenca si Cisco Webex apo Citrix GoToMeeting, megjithatë ato mund të jenë të shtrenjta dhe ofrojnë vetëm këtë karakteristikë. Office 365 ia vlen për shumë biznese dhe shtimi i Lync, Exchange, dhe SharePoint për vetëm 50 $ për përdorues në vit e bën tepër të preferuar. Microsoft ka bërë përmirësime edhe në pamjen e jashtme të Lync 2013. Tashmë është më e lehtë të krijosh Mbledhjet Lync, si dhe ndërfaqja është më intuitive dhe më pak e ngarkuar. (CIO Albanian)

Tags >

microsoft
Lajmet e fundit>