Business & Management

5 aplikacione zëvendësuese të QuickBooks për biznesin e vogël

Apr 18 2013
0 Shpërndarje
5 aplikacione zëvendësuese të QuickBooks për biznesin e vogël

quickbooksÇdo biznes mbështetet në informacionet e përditësuara financiare dhe për të arritur këtë është e nevojshme që të implementohen softuerë specifike financiare.

Softueri kryesor, më i preferuar për biznesin e vogël është QuickBooks i ofruar nga Intuit http://quickbooks.intuit.com/. Megjithatë jo çdo biznes mund të përballojë ekonomikisht përditësimet e tij ose jo çdo biznes ka nevojë për të gjitha funksionet që ofron QuickBooks.

Fatmirësisht gjenden plot opsione të tjera më ekonomike. Disa prej tyre janë të ngjashme me QuickBooks, ndërsa disa të tjerë janë më të thjeshtë dhe përfshijnë vetëm një pjesë të opsioneve të tij.

Disa prej alternativave kryesore të QuickBooks janë listuar më poshtë:

1.AccountEdge

AccountEdge është ndoshta i vetmi aplikacion që ofron pothuajse çdo opsion të QuickBooks. Aplikacioni ofrohet në dy opsione: Basic (99 $) dhe Pro (299 $). Versioni Pro ofron menaxhim bankar, blerjesh dhe shitjesh, inventari, pagesash, tatim në bazë të kohës si dhe disa shërbime dhe funksionalitete shtesë ku përfshihen dhe kartat e kreditit. Versioni Basic ofron vetëm menaxhim bankar, libër të përgjithshëm llogarish si dhe kartat e kreditit. Një avantazh i këtij aplikacioni ka të bëjë me mundësinë për të punuar nga desktop-i, iPhone-i ose iPad-i (softuerët për iPhone dhe iPad janë pa pgesë).

2.WorkingPoint

WorkingPoint është i vetmi aplikacion i bazuar në ueb në këtë listë dhe shumë prej funksioneve që ofron janë të ngjashme me QuickBooks. Përveçse mund të aksesoni të dhënat financiare kudo që jeni WorkingPoint ofron: kontabilitet, raporte financiare, raporte taksash, menaxhim kontaktesh, gjurmim kohe, menaxhim shpenzimesh, menaxhim inventari e shumë funksione të tjera. Versioni Lightening vetëm për një përdorues kushton 9$ në muaj, ndërsa versioni Thunderstorm i disponueshëm për një numër të palimituar përdoruesish kushton 19$.

3.CS Ledger

CS Ledger është pa pagesë dhe ofron opsione të ngjashme me aplikacionin AccountEdge. E veçanta e tij është se mund të përdoret nga shumë përdorues (25 përdorues) dhe përballon miliona transaksione. Është i disponueshëm vetëm për Windows XP dhe versionet e tjera pas tij.

4.Jmoney

Jmoney është një aplikacion i shkruar në Java dhe i ekzekutueshëm në Eclipse për desktop. Aplikacioni ofron disa prej funksioneve më të rëndësishme, megjithatë mund të zgjerohet nëpërmjet instalimit të “plugin-ve” të veçanta. Disa prej “plugin-ve” të disponueshëm janë: Panel kategorish, Faqe valute, raporte, aksione etj. Jmoney është me kod të hapur për gjithë përdoruesit (open-source) që do të thotë se në të mund të shtohet edhe vetë kodi i një plugin-i sipas nevojave. Aplikacioni është i disponueshëm për Mac dhe Windows.

5.Account Manager

Account Manager është një aplikacion tjetër i ekzekutueshëm në Eclipse që ofron funksionet më të rëndësishme. Ky është aplikacioni i duhur për ata që kërkojnë thjeshtësi. Account Manager ofron

funksionet kryesore të kontabilittit, përballon shumë përdorues, numër të palimituar llogarish si dhe është open source. Është një aplikacion shumë cilësor duke marrë parasysh se ofrohet pa pagesë.

Lajmet e fundit>